Lajme

Kuvendi e Qeveria punësojnë njerëz të paditur në Institucionet publike

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 26 November 2020

Pesë kandidatët të cilët ishin në fund të listës se përzgjedhur nga britanikët në konkursin e anëtareve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, janë punësuar në këtë Institucion.

Përderisa Kuvendi i Kosovës ka injoruar pesë të parët që kishin me shumë pikë duke futur një person i cili nuk ishte i propozuar nga zyrtarët e huaj.

Kështu bënë të ditur edhe raporti “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, i publikuar nga Instituti GAP, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Britanzetë i kishin propozuar Kuvendit nëntë emra si kandidatë të mundshëm për plotësimin e pesë pozitave të lira. Por deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën pesë anëtarë, një prej të cilëve nuk ishte fare në listën e rekomanduar nga britanikët. Deputetët nuk përfillën as rangimin në bazë të pikëve të rekomanduar nga britanikët, duke zgjedhur kështu kandidatin që ishte në fund të listës së britanikëve para kandidatëve që ishin në krye të listës” thuhet në këtë raport.

E punësimet jo meritore janë vërejtur edhe në 14 raste të tjera të monitoruar nga Ambasada Britanike.

“Sipas një vlerësimi të brendshëm të këtij projekti i bërë nga Ambasada Britanike, që nga fillimi i projektit e deri në muajin mars 2020, britanikët kanë marrë pjesë në 85 procese rekrutimi. Vetëm 33 raste apo 38.8% ishin të sukseshme, që nënkupton se emërimi ishte në përputhje më rekomandimet e kompanisë britanike. Në 14 raste apo 16.5% kanë rezultuar pa sukses, që nënkupton se rekomandimet e partnerit britanik janë injoruar ose janë emëruar persona që fare nuk kanë qenë në listën e ngushtë të partnerit implementues”, bëhet e ditur në këtë raport.

Ndërkaq, 20 procese rekrutimi apo 23.5% të rasteve janë zhvilluar pa përfshirjen fare të partnerit britanik, pavarësisht listave të dakorduara më herët.

E shkeljet e këtij memorandumi janë bërë edhe në përzgjedhjen e komisionerit/es në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas intervistave të zhvilluara me 10 dhe 11 gusht 2020, partnerët zbatues të projektit kishin rekomanduar dy kandidatë të përshtatshëm për këtë pozitë.13 Mirëpo, në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 14 gusht, asnjëri nga kandidatët nuk kishte arritur të merr 61 votat e nevojshme nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për t’u zgjedhur komisioner.

Ky raporti i GAP-it ka montuara sa është zbatuar marrëveshja ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe ambasadës e Britanisë, në të cilën paraqesin zotimin e përbashkët se në institucionet publike do të emërohen udhëheqës të pavarur dhe profesional.

Kështu në bazë të këtij raporti punësimi i familjarëve dhe partiakeve mund të ndikojë që britaniket të mos monitorojnë me procedurat e rekrutimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera