Lajme

Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje e raporte

Autori: Gazeta inFokus 06:56 | 31 October 2018

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë disa projektligje e raporte. Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
13. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
14. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
16. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
19. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
20. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
21. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
22. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera