Lajme

Kuvendi do mblidhet në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, javën e ardhshme tri seanca

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 03 March 2023

Kryesia e Kuvendit, pas mbledhjes së sotme, ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen tri seanca.

E para është të hënën, më 6 mars, seancë kjo e veçantë, e cila e shënon përvjetorin e epopesë së UÇK-së, siç tregoi shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

E dyta është më 8 mars, ditën e mërkurë, me fillim në orën 12:00, që është e caktuar si vazhdim i pikave të papërfunduara nga seancat e mëhershme.

-Advertisement-

“E enjte, në ora 10:00, me rendin e ditës, përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në shqyrtim të dytë janë tri projektligje; ai për pyjet dhe sigurinë ë përgjithshme të produkteve, pastaj në shqyrtim ta parë janë dy projektligje, ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor, si dhe projektligji për minierat dhe mineralet. Pastaj janë raportet e performancës së ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2021, shqyrtimin e rekomandimeve në lidhje me raportin e auditimit, sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe në ujëra, shqyrtimi i rekomandimeve në lidhje me raportin e auditimit, performanca financiare dhe operative në Trepça, shoqëri aksionare, si dhe emërtimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës”, tha Kusari-Lila në konferencën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera