Lajme

Kutet e dyfishta të Qeverisë Kurti, deputeti Shala pyet: A është edhe Feronikeli në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 16 December 2021

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonomi, ka reaguar për qasjen jo të njëjtë të Qeverisë Kurti, karshi kompanive të mëdha në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka përkujtuar se muaj më parë, kur ishte ndërprerë puna në Feronikel, ministri Hekuran Murati kishte thënë se kjo kompani është private dhe se fitimet i merr vet e nuk i jep shtetit.

Por, sipas tij, ndryshe po veprohet tash me KEDS-in.

-Advertisement-

Në vijim, reagimi i plotë i deputetit Shala:
Kur para dy muajsh është ngritur shqetësimi i ndërprerjes së punës së kompanisë Feronikeli, ku mbetën pa paga mijëra të punësuar, duke rrezikuar mirëqenien e familjeve të tyre, në njërën nga seancat e Kuvendit, e kam ngritur shqetësimin për trajtimin e kësaj problematike, dhe për çudi ministri Murati pati deklaruar që; “Feronikeli është kompani private dhe fitimet i merr vet e nuk i jep shtetit”!

Tash natyrshëm lindin pyetjet:

– A është edhe kompania KEDS private?

– Pse për këtë kompani një qeveri e tërë janë duke u munduar t’i rrisin tarifat e energjisë, në dëm të qytetarëve apo ta subvencionoj?

– Pse KEDS po ndihmohet nga qeveria e Feronikeli jo?
Në ekonominë e tregut, të gjitha bizneset duhet trajtuar barabartë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera