Kulturë

Kushtrim Sheremeti – drejtor i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 06 April 2022

Aktori i njohur shqiptar, Kushtrim Sheremeti është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK).

Sheremeti ka nënshkruar marrëveshje për kontratë pune me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të qenë në krye të TKK-së për katër vitet e ardhshme.

I pyetur për pozitën e re, këtë e ka konfirmuar edhe Sheremeti në një prononcim për Telegrafin.

-Advertisement-

“Po, po kam nënshkruar marrëveshjen për drejtor”, ka thënë shkurt Sheremeti.

Kujtojmë që në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar ishin edhe Avni Dalipi, Blerim Krasniqi dhe Xhemail Agaj.

Vitin e kaluar drejtor i TKK-së u zgjodh dramaturgu dhe regjisori, Naser Shatrolli i cili dha dorëheqje në fillim të këtij viti.

Kushtrim Sheremeti ka lindur në Pejë ndërsa ka përfunduar Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ai njihet për role të shumta dhe shfaqje teatrale. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera