Sport

Kushton 70 milionë euro në vit, shifrat e frikshme që duhen shpenzuar për Haalandin

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 19 November 2021

Klubet kryesore të kontinentit tashmë kanë filluar të llogarisin se sa kushton çdo vit të kesh në organikë norvegjezin Haaland. Nga një llogari e thjeshtë del që kërkohet një investim 400 milionë euro dhe që do të duhet të amortizohet gjatë pesë viteve, koha që do të zgjasë kontrata e parë e nënshkruar nga sulmuesi.

Pas marrëveshjes verbale mes përfaqësuesit të tij, Mino Raiola, dhe drejtorit ekzekutiv të Borussias së Dortmudit, Hans Joaquim Watzke, për të “lehtësuar largimin e talentit norvegjez këtë verë”, çmimi i shitjes së tij duhet të jetë rreth 100 milionë euro.

Sipas informacioneve të AS, nuk ka asnjë klauzolë të shkruar që e vendos atë çmim, siç është përfolur shifra 75 milionë euro. Borussia i pagoi Lepzigut vetëm 20 milionë euro për Haalandin, por duhet të mbajë premtimin që i ka bërë menaxherit të njohur italian.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, duhet marrë në konsideratë edhe paga e lojtarit. Gjithsesi, AS shkruan se nga ambienti i futbollistit sigurojnë se vendimtar në vendimin përfundimtar nuk do të jetë shuma që do të përfitojë, por projekti, i cili duhet t’i garantojë trofe apo mundësinë për të fituar “Topin e Artë”. Megjithatë përllogaritët që paga e Haalandit nuk mund të jetë më pak se 25 milionë euro në vit. Dhe bëhet fjalë për pagën neto, sepse, duke përfshirë edhe taksat, për çdo klub paga e 21-vjeçarit do të shkonte 50 milionë.

Në këtë mënyrë, Haalandit do të merrte në formën e pagës 250 milionë euro bruto në pesë vite. Së bashku me 100 milionët që do të kushtojë kartoni i tij, shuma totale për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez me siguri do të shkojë në 350 milionë euro, pra 70 milionë në vit gjatë pesë viteve të para të kontratës. Kjo, pa marrë parasysh komisionet. Për ta çuar Haalandin te Borussia e Dortmundit, Raiola futi në xhep 14 milionë euro dhe babai i futbollistit 7 milionë. Kjo shifër do të rritet në lëvizjen e ardhshme, pra nëse shkon në Madrid apo ndonjë klub tjetër të madh. Tani për tani, të gjitha klubet e mëdha kanë filluar të bëjnë llogaritë se si mund të ndikojnë këto shuma në bilancet e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera