Kushtetuta po e bllokon shtetin
Autori: Gazeta inFokus
19:00 | 16 Qershor 2017
Në mungesë të konsensuseve politike, Kushtetuta ishte lënë “fajtore” për dështimin e reformave, ajo ishte lënë “fajtore” edhe për mosthemelimin e Ushtrisë së Kosovës e po ashtu, kjo Kushtetutë po shihet e paqartë edhe kur është në pyetje formimi i Qeverisë pas zgjedhjeve.
Ekspertët e çështjeve juridike dhe kushtetuese, thonë se Kosova ka Kushtetutë të tipit të vështirë për t’u ndryshuar, pasi që ajo bazohet mbi një marrëveshje ndërkombëtare, siç është Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit ishte shpallur pavarësia e koordinuar e Kosovës me faktorin ndërkombëtar.
Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se Kushtetua e Kosovës duhet të jetë Kushtetutë e të gjithë qytetarëve të saj, por jo edhe Kushtetutë e cila nga mënyra e interpretimit, nganjëherë mund ta kushtëzojë jetën e përgjithshme në vend.
“Unë them se asnjë akt kushtetues, në këtë rast as Kushtetuta e Kosovë, nuk bie në tipin e kushtetutave të ngurta, por bën pjesë në tipin e kushtetutave që duhet të zhvillohen në proces”.
“Gjithmonë në pajtim me parimet themelore mbi të drejtat dhe liritë njerëzore, por edhe të drejtat nacionale dhe natyrisht në parimet e zhvillimit të mëtejmë të demokracisë në vend”, tha Sejdiu.
“Me rëndësi është që Kushtetuta e Kosovës të lexohet në frymën e saj”, thotë tutje Sejdiu. Ai tërheq dhe vërejtjen se aktualisht nuk po i kushtohet kujdes zbatimit të saj.
Ish-presidenti i Kosovës, u bën thirrje edhe përfaqësuesve politikë serb, që të tregohen më fleksibil dhe ta kuptojnë që ndryshimet kushtetuese nuk duhet të mbahet të bllokuara përjetësisht.
“Në këtë kuadër, paralelisht flas edhe në fajësinë e një pjese të komunitetit serb, posaçërisht ata që dëshirojnë që përmes shkronjës, do ta quaja të vrazhdë të Kushtetutës, ta bëjnë një keqpërdorim të pozitës së tyre në dëm të zhvillimit normal të Kosovës”, tha Sejdiu.
Po ashtu, Sejdiu mendon se me një mirëkuptim duhet të shkohet më tutje drejt ndryshimit të Kushtetutës dhe se, sipas tij, ka dispozita kushtetuese të cilat kërkojnë sqarime më të hollësishme për ata të cilët i kanë keqkuptuar ato.
Ndërkohë, ish-anëtari i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës, njëherësh Ministër i Arsimit në Qeverinë në largim, Arsim Bajrami, vlerëson se Kushtetuta e Kosovës, ka realizuar misionin e saj historik dhe primar, që ka të bëjë me shtet-ndërtimin dhe implementimin e pavarësisë.
Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës për nga natyra dhe thelbi është kushtetutë moderne e një shteti liberal dhe demokratik, që është kampione për të drejtat dhe liritë e njeriut.
Ai tha se Kushtetua përmban edhe disa kompromise sa u takon disa segmenteve, ku bashkësia ndërkombëtare ka pasur rol të rëndësishëm.
“Kushtetua nuk është fajtore për krizat që krijon shoqëria kosovare, si mungesa e kulturës politike dhe emancipimi politik. Dhe, asnjë kushtetutë nuk është çelës për të zgjidhur krizat”.
“Kushtetua është çelës për të përcaktuar parime demokratike të një shoqërie të civilizuar. Mirëpo, me kalimin e kohës, sidomos pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare, në një moment të caktuar mbi bazën e një konsensusi nacional, politik, ndëretnik dhe ndërkombëtar ka mundësi të hapet çështja e ndryshimeve kushtetuese”, tha Bajrami.
Për këto nëntë vjet, janë ndërmarr disa nisma për ndryshimin dhe amendamentimin e kësaj Kushtetute, por të cilat në fund u përmbyllën pa sukses.
Bajrami mendon se ndryshimet kushtetuese në Kosovë janë të vështira, pasi që sipas tij, ajo kushtetutë benë pjesë në radhën e kushtetutave të ngurta e cila është hartuar mbi bazën e planit Ahtisaari (Dokumenti Gjithëpërfshirës për Pavarësinë e Kosovës) i bazuar në konceptet e kompromiseve.
“Na duhen tri nivele të pajtimit për ndryshime kushtetute. E para, niveli kombëtar dhe niveli i partive politike shqiptare, pastaj niveli ndëretnik, pajtimi me komunitetet që ato të përkrahin cilin do ndryshim të Kushtetutës, sepse e kanë mekanizmin e votës së dyfishtë me të cilin mund të bllokojnë cilindo ndryshim. Dhe natyrisht niveli ndërkombëtar, sepse ndryshimet kushtetuese në Kosovë kanë për të qenë një çështje ku bashkësia ndërkombëtar ka për te qenë e involvuar”, tha Bajrami.
Ai ka shtuar se komuniteti serb në Kosovës, në vend se të përdorë të drejtat që i jep Kushtetuta për të mbrojtur vetveten, ky komunitet i ka shndërruar në instrument të bllokimit të shtetit.
Si shtet shumë etnik, Kosova ka një Kushtetutë e cila mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton vota e dy të tretave të numrit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.
Kushtetua e Kosovës, kishte hyrë në fuqi katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008. Ajo e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.
Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës, me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish-kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. /Rel/

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
































