Kushtetuesja ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta

Autori: Gazeta inFokus
10:22 | 31 December 2022
Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatë Supreme, ka marrë vendim me të cilin ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet 1990.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese, ku thuhet se kërkesa e Supremes ishte e pranueshme.
Ndryshe, e drejta në pension kontributpagues në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr.04/L-131 Për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2014.
“Gjykata, njëzëri, vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme; dhe (ii) paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Stërvitje ajrore e KFOR-it me helikopterë, ushtarët amerikanë kryejnë manovra në kufirin me Serbinë
Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFO...
-
Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo: Çështja e Kosovës unifikoi faktorin shqiptar
Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka theksuar rëndësinë histo...
-
Rrokaqielli përfshihet nga zjarr i fuqishëm – evakuohen 400 persona në Dubai
Një zjarr masiv përfshiu një rrokaqiell në Dubai, duke detyruar autoritetet t...
-
Haradinaj për heroin Asllan Fazliu: Ishte ndër burrat e parë që u vu në shërbim të luftës për liri
Në sheshin qendror të Drenasit, sot u përurua përmendorja e heroit Asllan Faz...
-
Forca Ajrore e Izraelit: Avionët janë gati të rifillojnë sulmet ndaj objektivave në Teheran
Ushtria izraelite ka deklaruar se është gati të rifillojë sulmet ndaj objekti...
-
Irani: Do të përdorim 2,000 raketa kundër Izraelit
Ushtria iraniane tha se do të përdorë 2,000 raketa në sulmet e saj të ardhshm...
-
Dy raketa lëshohen nga Gaza drejt Izraelit
Dy raketa u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit të shtunën në mëngjes. Siç raport...
-
Foshnja tre-muajshe nxirret e gjallë nga rrënojat pas sulmit iranian në Izrael
Një foshnjë tre-muajshe ishte midis atyre që u shpëtuan nga rrënojat pasi sul...
-
Përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu
Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, është përuruar sot sh...
-
E vërteta e fotografisë që ‘trazoi’ rrjetin, personi i ngjashëm me Ibrahim Rugovën
Adnan Merovci, bashkëpunëtori shumëvjeçar i Presidentit historik Ibrahim Rugo...
-
Izraeli do të rifillojë sulmet ajrore ndaj Teheranit
Ushtria izraelite është gati të rifillojë sulmet ndaj objektivave në kryeqyte...
-
Pozhari për policin serb: S’mundesh me qenë shtetas i Kosovës dhe me punu në institucione të sigurisë së Serbisë
Analisti, Xhevdet Pozhari ka reaguar për heqjen e nënshtetësisë së Kosovës pë...