Kushtetuesja pranon kërkesën e Konjufcës për amendamentet për Vettingun
Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 22 December 2023
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e dorëzuar nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur ma amandamendet kushtetuese për Vettingun në sistemin e drejtësisë.
6 me 2 kanë qenë votat për kërkesën e Konjufcës për konfirmimin nëse ato amendamente janë kushtetuese përmes së cilave propozohet kontroll kalimtar i integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryetarëve të të gjitha gjykatave dhe të gjithë kryeprokurorëve, si dhe kandidatëve për këto pozita.
“Aktgjykimi gjithashtu, ndër tjerash, thekson që (i) votimi i anëtarëve të Autoritetit në bllok me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve, ngërthen detyrimin e Kuvendit për të vlerësuar dhe për t’u siguruar që çdo kandidat për anëtar të Autoritetit, në baza individuale, të përmbushë kriteret më të larta profesionale dhe të integritetit; (ii) përbërja e Autoritetit dhe emërimet e reja në pozitat që i nënshtrohen kontrollit të integritetit, duhet të jenë në përputhje me detyrimet kushtetuese për barazinë gjinore dhe përfaqësimin e anëtarëve të komunitetit joshumicë; dhe (iii) bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, çdo “ndërhyrje/kufizim” në të drejtën për jetën private përmes procedurave të kontrollit të integritetit të zhvilluara nga Autoriteti, duhet të jetë rreptësishtë proporcionale me qëllimin e ndjekur”, thuhet në njoftim.
“Aktgjykimi thekson që Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet relevante të aplikueshme, përcaktojnë bazë të mjaftueshme për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për më tepër, çështjet që ndërlidhen me vlerësimin e performancës dhe shkeljeve të rënda disiplinore, bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, tashmë përbëjnë bazë për propozimin për shkarkim të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.
Aktgjykimi në fund thekson që nuk është kontestuese që pavarësia e pushtetit gjyqësor dhe sistemit prokurorial janë parime thelbësore të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, e cila bazohet në vlerat e sundimit të ligjit dhe të demokracisë.
Konjufca i kishte dërguar këto amendamente për shqyrtim në Kushtetuese më 2 mars 2023.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...