Kushtetuesja njofton Kuvendin se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet as hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 14 January 2023
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të dekretohet dhe as të hyjë në fuqi si dhe as të prodhojë efekte juridike deri në vendimin final të Kushtetueses.
Në një njoftim të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dërguar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, thuhet se Ligji për Zyrtarët Publik i kontestuar nga njëmbëdhjetë deputetët nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Këtë njoftim Gjykata Kushtetuese e ka bazuar në 42.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, ku përkufizohet se një ligj që kontestohet nga dhjetë e më shumë deputetë nuk mund të hyjë në fuqi derisa të nxirret vendimi përfundimtar i Gjykatës.
Gjykata ka kërkuar nga kryetari i Parlamentit që para se të marrë çfarëdo veprimi për Ligjin për Zyrtarët Publikë të merret parasysh Neni 42.2 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.
“Kjo dispozitë kushtetuese nënkupton që ligji që kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga dhjetë ose më shumë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk mund të dekretohet, të hyjë në fuqi ose të prodhojë efekte ligjore deri në vendimin final të Gjykatës lidhur me çështjen e ngritur pranë saj”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtuese dërguar Kryetarit të Kuvendit me kërkesë që i njëjti njoftim t’iu shpërndahet gjithë deputetëve.
Në njoftim thuhet se deputetët mund të dërgojnë komentet e tyre për Ligjin për Zyrtarët Publikë deri më 23 janar 2023.
Më 30 dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës e kishte ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pas PDK, në të njëjtën ditë, edhe LDK kishte dërguar të njëjtin Ligj në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas PDK-së e LDK-së hyrja e Ligjit për Zyrtarët Publikë në fuqi do ta politizonte administratën publike dhe do të degradonte shërbyesit civilë pasi me ligj parashihet që pozitat e larta të shkojnë në konkurs çdo katër vjet.
“Ne mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm ta pezullojë por edhe ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publik. Me këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po nënshtrohen dhe degradohen shërbyesit civilë. Gjithashtu e kemi parë që në ligj përmendet fraza përshtatshmëri që asnjëherë nuk është definuar në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Është shkelur edjhe marrëveshja për MSA-në”, kishte thënë deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.
Edhe Arben Gashi nga LDK kishte deklaruar se presin që Ligji të shpallet antikushtetues.
“Vlerësojmë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës që është Marrëveshja për Stabilizim Asocimin dhe po ashtu është në kundërshtim me ligjet e tjera. Prandaj, vlerësojmë se edhe në përmbajtje edhe në frymë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës po ashtu është edhe në shkelje të procedurave dhe rregullave të Kuvendit të Kosovës. Prandaj ne vlerësojmë që ky ligj, vendimi për këtë ligj që do të merret nga Gjykata Kushtetuese do të jetë që ligji është antikushtetues”, kishte deklaruar Gashi./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...