Kushtet dhe jeta në konvikte, shtëpia e dytë e studentëve

Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 05 February 2023
Mungesa e ujit të nxehtë, papastërtia në banja, mungesa e internetit të rregullt, janë disa nga problemet që hasin në përditshmëri studentët e Universitetit të Prishtinës që banojnë në konviktet në Prishtinë.
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka tetë konvikte me kapacitet për 3.865 studentë.
Financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga të hyrat vetjake që paguajnë studentët.
Buxheti vjetor i Qendrës për vitin 2023, i ndarë nga shteti i Kosovës, është rreth 5.4 milionë euro.
Në këtë qendër mund të jetojnë studentët e rregullt të studimeve bazë nga komunat të paktën 25 kilometra larg Prishtinës, të cilët e kanë mesataren mbi 9.00.
Por, studentët me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, nuk janë të kënaqur me kushtet të cilat i ofron kjo qendër.
Konvikti numër 5 po cilësohet si një nga më të vjetërit dhe me kushte më të dobëta. Studentja Floriana Alija, e cila jeton në këtë konvikt, thotë se fakti që të gjitha vajzat ndajnë banjë kolektive e bën më të vështirë menaxhimin e saj.
“Pastrohen, por vetëm një herë, më së shumti dy herë në javë. Korridoret po ashtu nuk pastrohen, kur hynë në katin e parë, e sheh që nuk është diçka në rregull se vjen shumë erë e keqe prej banjave. Ndriçim nuk ka në banja… janë munduar për t’i rregulluar pak, edhe dyert nuk mbylleshin, shumica e dyerve të banjave nuk mbyllen fare”, u shpreh 21-vjeçarja për Radio Evropa e Lirë.
Edhe studentja E.Ç, e cila po ashtu banon në konviktin numër 5, përveç shqetësimit për mungesën e higjienës në banja, u ankua edhe për internetin jo të rregullt, pasi kjo i paraqet vështirësi për të kryer angazhimet universitare.
“Uji i nxehtë në banja që nuk është 24/7, por është prej orës 08:00 deri në 17:00 më duket”, u shpreh 18-vjeçarja për REL-in.
Studentët tregojnë se në raste kur ka mungesë të internetit, që sipas tyre ndodh shpesh, detyrohen që të abonohen në pako interneti mobil, ndërsa gjatë kohës kur nuk ka ujë të ngrohtë, pavarësisht situatës urgjente, ata duhet të presin deri në ditën e nesërme.
Në anën tjetër, këto pretendime i mohon drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
“Për pastërti unë jam i sigurt dhe me masa 100 për qind i demantoj, sepse pastërtia është diçka që shihet, dhe ne kemi kompani e cila është e kontraktuar, e cila ku janë banjat kolektive, nëpër korridore, kompania është e obliguar t’i pastrojë. Ku janë dy dhoma që e kanë një banjë, studentët janë të obliguar ta pastrojnë atë dhe ne u japim mjetet higjienike…. [Banjat pastrohen] çdo ditë, madje edhe të shtunën. Vetëm të dielën nuk punojnë pastruesit, punëtorët e higjienës”, thotë Sfishta për REL-in.
Ai thotë se jetesa në konvikte është e përballueshme sa i përket çmimit, me 20 euro për akomodim dhe 15 euro për mensë.
Çmimi jo i lartë i konviktit është pikërisht njëra nga arsyet pse studentët me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë kanë vendosur të jetojnë në të.
“E kemi më afër fakultetin, dhe që është edhe më lirë se banesat”, thotë studentja nga Deçani, Leontina Cacaj.
Studentët kanë mundësinë e paraqitjes së ndonjë ankesë ose kërkese përmes një kutie, ku ata mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në mënyrë anonime apo publikisht.
“Sigurisht që çdo kërkesë, çdo shqetësim i çdo studenti ne e marrim seriozisht, e shqyrtojmë edhe nëse ka mundësi i bëjmë zgjidhje. Nëse nuk ka mundësi, studentin në fjalë e ftojmë dhe i tregojmë pse nuk ka mundësi që të mos realizohet”, thotë drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
Mirëpo, për dallim nga pohimet e drejtorit të qendrës se kushtet në konvikte janë të favorshme për të jetuar, banorët kanë vështirësi të jetojnë me probleme të tilla.

Të tjera
-
Kryediplomati turk sot viziton Serbisë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojë Serbinë. Siç...
-
26-vjetori i masa*krës në Burgun e Dubravës: Kri*mi i lu*ftës që la pa drejtësi shumë viktima të pafajshme
26 vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat ...
-
Diagostikimi i Bidenit me kancer në prostatë, Clinton: Miku im ka qenë gjithmonë një luftëtar
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, është diagnosti...
-
Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për ekonominë vendore
Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për ...
-
Biden u diagnostikua me kancer, Hoxhaj shpreh solidaritetin e tij
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar me një mesazh ngus...
-
Qershitë 9 euro kilogrami, Muharremi ndan një moment interesant në market
Qershitë ka kohë që janë përflur të keë shkuar deri në 15 euro për kilogr...
-
Putin dhe Trump pritet të zhvillojnë sot një bisedë telefonike
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump do të zhv...
-
Një muaj nga betimi i deputetëve
Janë bërë një muaj prej se kandidatët që fituan një ulëse në Kuvendin e Kosov...
-
Përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
Deputetët e betuar të legjislaturës së nëntë sot do të mblidhen në përpjekjen...
-
Moti për javën e ardhshme me diell, shi dhe shkarkime rrufesh
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme parash...
-
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
9 maji ishte data kur Rusia shënoi ditën e fitores. Krah presidentit rus Vlad...
-
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Preside...