Lajme

“Kusht që Macron ia ka vendosur Vuçiqit”- Politikanja serbe paralajmëron arrestimin e Radoiçiqit muajin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 29 July 2024

Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se “arrestimi i Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd”.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Trajkoviq ka thënë se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet të arrestojë Radoiçiqin për shkak të Banjskës në muajin e ardhshëm”, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez, përcjell Gazeta Insajderi.

Ajo kujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, “Macron tha se ishte e rëndësishme që pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestoheshin”.

-Advertisement-

Vuçiq është nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “e cila nuk diskutohet publikisht”.

Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të jetë “prova më e vështirë” që Vuçiq duhet ta “kalojë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera