Fokus

Kushëriri i ministrit Ramë Likajt fiton tender 2 milionë euro në Deçan

Autori: Halil Berisha 11:11 | 29 June 2020

Kushëriri i ministrit të Arsimit Ramë Likaj, Saliu, ka fituar një tender afër 2 milionë euro në komunën e Deçanit.

Kjo për të bërë mirëmbajtjen e rrugëve për verë e dimër, me kohëzgjatje prej 3 vitesh, shkruan gazeta Infokus.

Tenderi fillimisht ishte hapur më 19 maj me titull “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve në Komunën e Deçanit”, ndërsa për të, komuna e Deçanit, kishte planifikuar 1 milionë e 943 mijë e 300 euro.

-Advertisement-

E të kryej këtë punë, tenderin e fitoj kompania “Lika Trade” nga Isniqi i Deçanit, e cila ofroi që punën ta kryej për rreth 10 mijë euro më pak se sa që ishte planifikuar.

Pra, me 1 milion e 933 mijë e 111 euro, shkruan gazeta Infokus.

Kompania e Sali Likajt, “Lika Trade”, ishte në mesin e 6 tenderëve të pranuar për të kryer këto punë, e që pastaj doli edhe fituese.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me pronarin Sali Likaj, të cilin e ka pyetur për lidhjet e mundshme që i ka me ministrin e Arsimit dhe nëse ai ka ndikur që kjo kompani të fitoj tenderin 2 milionësh.

Pronari Sali Likaj, e ka mohuar ndikimin e ministrit, por jo edhe lidhjet familjare me të.

“Kurrfarë ndikimi nuk ka pas, çfarë ndikimi, ne jemi kompani shumë serioze dhe e madhe, nuk kemi kurrfarë lidhje familjare, kushëri e kam, po jo që me ndiku najsen”, ka thënë Sali Likaj për gazetën Infokus.

Ndërsa, kjo kompani jo rrallë herë merr edhe tenderë tjerë në komunën e udhëhequr nga Bashkim Ramosaj.

Madje, ky i fundit, shpesh publikon punët e tyre dhe i falënderon ata edhe në rrjetin social në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera