Lajme

Kush i varros personat e pastrehë dhe pa familje?

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 06 February 2018

Mbrëmjen e së hënës u gjet pa shenja jete një person në Prizren.

I ndjeri me inicialet Sh.B nuk kishte familje. Edhe policia në raportin e vetë ka bërë të ditur se personi në fjalë ishte i pastrehë dhe përdorues i alkoolit.

Pas gjetjes, trupi i tij është dërguar për obduksion, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Por, kush e varros një të pastrehë kur vdes?

Këtë punë u tha se e marrin përsipër mekanizmat fetarë. Për këtë rast, u kujdes Bashkësia Islame në Prizren, pasi ai dihej se i përkiste fesë myslimane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera