Fun & Video

Kush tradhton më shumë mes tifozëve të Premier League!

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 20 March 2019

Në Angli është kryer një sondazh për tifozët e të gjithë klubeve të Premier League, duke zbuluar se cilët prej tyre janë ata që i tradhtojnë më shumë partneret e tyre.

Në sondazhin e kryer “online” rezultoi se tifozët e Huddersfield janë më tradhtarët ndaj partnereve të tyre, duke kryesuar renditjen me 69%. Tifozët e Manchester City janë në vend të dytë, me 67% që kanë pranuar se kanë bërë tradhti ndaj partnereve të tyre.

Tifozët e Chelsea renditen në vend të 7-të me 59%, ata të Tottenham me 52%, ndërsa tifozët e Manchester United me 44%.

-Advertisement-

Ndër tifozët më besnikë kanë dalë ata të Arsenal, të cilët renditen në vend të 20-të me vetëm 32% e tyre që pranuan se i kanë tradhtuar partneret e tyre.

John Pentin, krijuesi i sondazhit tha: “Gra, kujdes kë takoni! Duhet ta filloni bisedën duke i pyetur për kë skuadër bëjnë tifo, para se gjërat të kenë shkuar përpara”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera