Lajme

Kush do të shkojë në Hagë? Përgjigjet Kryetarja e Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 04 May 2017

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Kosovë, Ekatarina Trendafilova, në një konferencë për media ka thënë se zbardhja e së vërtetës për krimet e dyshuara të kryera nga UÇK’ja, i intereson vetë UÇK’së

Lidhur me emra konkretë, presidentja Trendafilova tha se “në këtë moment nuk kam se ç’të them”, mirëpo ka treguar se e rëndësishme është zbardhja e së vërtetës dhe nëse ka akuza, “sepse kjo i intereson në radhë të parë vetë UÇK’së”, shkruan DW.

“Jemi në fillim të procesit, por siguroj se ekipi i gjykatësve së shpejti do të jetë së shpejti plotësisht operativ dhe se prokurorët do të jenë tërësisht të pavarur të marrin vendime. Po ashtu duhet të kemi shumë kujdes që të mbrohen dëshmitarët”, ka thënë kryetarja.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se përballja me të shkuarën nuk është asnjëherë e lehtë, por ndihmon të vërtetën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera