Lajme

Kush shpenzoi më shume para në Amerikë Memli Krasniqi, Arben Gashi apo Slobodan Petrovic?

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 14 August 2019

Në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetët Memli Krasniqi, Arben Gashi e Slobodan Petrovic kanë harxhuar plot 6 mijë e 284 euro.

Të tre deputetët nuk dihet nëse kanë udhëtuar së bashku në Amerikë, mirëpo datat e udhëtimeve të tyre janë të njëjta në raportin e shpenzimeve të Kuvendit në tre mujorin e parë të vitit 2019, shkruan Gazeta inFokus.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi e ai i LDK-së, Arben Gashi në Amerikë qëndruan nga data 4 shkurt e deri më 10 shkurt, kurse kolegu i tyre serb, Slobodan Petrovic shkoi një ditë më herët.

-Advertisement-

Nga tre deputetët, më pak para harxhoi Krasniqi.

Për udhëtim ai mori mëditje 808 euro e 50 cent, kurse për akomodim edhe 962 euro e 15 cent të tjera.

Kolegu i tij nga opozita, Arben Gashi për mëditje mori njëjtë para sikurse Krasniqi, mirëpo për akomodim shpenzoi më shumë.

Për t’u ‘rehatuar’ përgjatë këtij udhëtimi, ai mori 1 mijë e 29 euro.

Mirëpo, shumë më shumë para në Amerikë harxhoi Petrovic.

Deputeti serb si mëditje i mori 924 euro, mirëpo shumë para iu deshën për t’u akomoduar.

Plot 1 mijë e 751 euro i kushtoi buxhetit të shtetit akomodimi i tij në SHBA.

Gazeta inFokus do të publikojë ditëve në vijim detaje të tjera të shpenzimeve të deputetëve, e punonjësve të tjerë të Kuvendit. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera