Fokus

Kush po lëshon certifikata të veteranëve në prag të zgjedhjeve?

Autori: Sylejman Sylejmani 17:14 | 11 September 2019

Asnjëri nga dy ish-anëtarët e komisionit për verifikimin e statusit të veteranit të luftës së UÇK-së, Shkumbin Demaliaj e Xhafer Jashari nuk kanë dijeni nëse dikush në emër të këtij komisioni që ka përfunduar punë në vitin 2016, po vazhdon akoma të lëshoj certifikata.

Gjatë ditës, organizata e veteranëve të luftës lëshuan një reagim ku thanë se janë shpeshtuar rastet e lëshimit të certifikatave në emër të komisionit, shkruan Gazeta inFokus.
Nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj tha për inFokus se prokuroria duhet të veprojë.

Mirëpo, për gjithë këtë punë nuk është në dijeni ish-anëtari i komisionit Shkumbin Demaliaj.

-Advertisement-

“Për besë unë nuk e di. Unë nuk jam anëtar i komisionit prej prillit të vitit 2016, kur ka përfundu punën komisioni, nuk kam të bëjë me diçka tjetër. Prej atëherë ne nuk jemi në dijeni, komisioni e ka përfundu punën e vet në 2016. Mund të jetë dikush që nuk ka apliku, ka qenë në punë tash ka mbetë pa punë, shkon edhe aplikon, mund të ndodhë diçka ngjashëm, por për tjetër gjë nuk e di”, ka theksuar Demailiaj.

Njëjtë për inFokus ka deklaruar edhe anëtari tjetër i komisionit, Xhafer Jashari.
Jashari habitet se si mund të ndodhë kjo gjë.

“Jo për nder unë nuk kam informacion edhe komision më nuk ka, komisioni e ka përfundu punën ka me vite. Nuk kam unë asnjë informacion dhe nuk jam në dijeni për këtë çështje që dikush mund të lëshoj certifikatë për veteranë pa pas komision. Nuk ka as vule as komision, nuk e di kush mundet me lëshu certifikata, nuk kam njohuri për këtë punë, por megjithatë ata që e kanë dhënë deklaratën ata le ta dëshmojnë këtë punë”, ka thënë ai.

Gazeta inFokus do të ju mbaj të informuar për këtë rast. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera