Kush po jep gjak në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 January 2020
Rreth 90 për qind të nevojave të pacientëve për gjak, në institucione publike shëndetësore në Kosovë, sigurohet nga dhuruesit vullnetarë të gjakut. Këto informacione, i konfirmon drejtoresha e Transfuzionit të Gjakut, Bukurie Raca e cila tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit të kaluar (2019), vetëm nga dhuruesit vullnetarë, janë siguruar rreth 28 mijë doza gjak.
Kurse pjesa tjetër, siç tha ajo, mbulohet nga familjarët, kryesisht për grupet e gjakut që janë më të rralla.
“Mund të them se ka qenë një vit me një sasi që ka arritur të mbulojë kërkesat e gjakut dhe produkteve të gjakut që kanë pasur nevojë. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur një rrjedhë pozitive të dhurimit të gjakut dhe janë dhuruar 28 mijë doza. Pra, 87 për qind kemi dhurim vullnetar të gjakut, derisa pjesa tjetër ka mbetur të mbulohet nga familjarët”, tha Raca.
Zonja Raca gjithashtu shton se pavarësisht se ku trajtohen pacientët, në institucion publik ose privat, kanë të drejtë të kenë qasje në doza të gjakut. Në bazë të një udhëzimi administrativ, spitalet private janë të obliguara të bëjnë marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe të marrin gjak në rast nevoje për ndonjë pacient.
“Institucionet private posa hapen janë të obliguara me ligj të bëjnë marrëveshje me Transfuzionin e Gjakut dhe asnjë pacientë, në rast nevoje, nuk mund të mbetet pa sasinë e nevojshme të gjakut, pasi është e drejtë e tyre, pavarësisht se ku vendosin të trajtohen”, tha Raca.
Njëra nga klinikat që ka nevojë të vazhdueshme për gjak, është ajo e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili tha se vetëm për një natë kujdestarie, ndodh të kërkohen në transfuzion deri në 20 doza gjak, kryesisht për rastet e lindjeve me prerje cezariane.
“Tek ne në klinikë kërkohen shumë doza gjaku. Asnjëherë asnjë pacient nuk ka pasur problem në këtë klinikë që të sigurohet gjaku i nevojshëm për pacientet. Edhe nëse kërkohet shumë gjak, ai sigurohet. Ne asnjëherë nuk mendojmë në atë aspekt se ndonjë pacient mund të pësojë për mungesë gjaku. Pra, në këtë pikë jemi mirë, por duhet ta cek po ashtu, se klinika jonë është më specifike dhe gjithmonë ka pasur përparësi për sigurimin e dozave të gjakut”, tha Ismaili.
Edhe në Qendrën Emergjente ku fluksi i pacientëve është i madh, drejtori Basri Lenjani ka thënë se që nga viti 1999, nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut janë mbuluar 100 për qind me dozat e nevojshme të gjakut të gjithë pacientët që kanë pasur nevojë. Qytetarët e shohin si shumë humane dhe jetëshpëtuese dhurimin vullnetar të gjakut.
Kastriot Vishaj nga Prishtina, thotë se është dhurues vullnetar i gjakut dhe se ai dhuron disa herë brenda vitit. Si kompensim, ai thotë se ka marrë kartelën nga Transfuzioni i Gjakut, që në rast nevoje për të ose familjarët e tij, ata gjithmonë do të ketë përparësi të marrin, përkatësisht të sigurojnë dozat e gjakut.
“Sa të jem mirë më shëndet, unë do të dhuroj gjak për njerëzit që kanë nevojë dhe ndoshta edhe shpëtoj jetë, por nëse ndonjëherë do të kem nevojë unë të marr gjak, e di se do të kem përparësi, pasi me vite të tëra dhuroj vullnetarisht gjak dhe tashmë e kam edhe kartelën që vetë institucioni ma ka dhënë mua dhe gjithë vullnetarëve, dhurues të gjakut”, tha ai.
Bazuar në të dhënat e Transfuzionit të Gjakut, numri i dhuruesve të gjakut në Kosovë po rritet nga viti në vit. Dhuruesit e gjakut janë të moshave të ndryshme dhe grupeve të ndryshme të gjakut. REL
Të tjera
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...