Kush po e vonon licencimin e laboratorëve privat për teste për Covid-19 në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 24 July 2020
Disa laboratorë privat në Prishtinë vazhdojnë të kryejnë ilegalisht teste në sy të inspektorëve shëndetësorë. E disa të tjerë që presin leje nga institucionet shëndetësore kanë mbetur peng i vendimit të bordit të ri për licencim, i cili edhe pas dy javë themelimi nuk ka arritur të marr asnjë veprim të vetëm.
Tashmë janë bërë gati dy javë që kur Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimin administrativ me të cilin do të mundësoheshin testimet në laboratorë privat dhe publik.
Por, që atëherë bordi për licencim nuk ka marrë asnjë hap për ti hapë rrugë rritjes së numrit të testeve për Covid-19 në Kosovë.
“Sot vetëm kam nënshkruar dy udhëzimet administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për Covid të laboratorëve privat dhe menjëherë sot do të fillojnë edhe institucionet publike që ta rrisin numrin e testimeve edhe komuna e Prishtinës është në pritje të testimeve dhe besoj që edhe institucionet e tjera dhe private do të përgatiten për këtë punë. Kështu që ky është informacioni i fundit”, pati thënë Zemaj ditën kur u tha se do të shtohet numri i testimeve në vend.
Ai pati premtuar se nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia e testeve atëherë edhe laboratorët privat nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë do të mund të nisnin me teste për Covid-19.
Megjithatë, ende nuk është licencuar asnjë laborator i tillë.
E në anën tjetër, gazeta Infokus ka raportuar se teste për virusin COVID-19 po kryhen ilegalisht në laboratorin Avicena-Ks në Prishtinë.
Gazeta inFokus ka raportuar përmes dëshmitareve, të cilët kanë kryer testin në këtë laborator, ani pse një gjë e tillë është e ndaluar, kjo nuk e ka penguar Avicena-ks që të vazhdojë testimet.
Në një hulumtim të realizuar gjatë kësaj jave, inFokus ka sjellë dëshmi të qytetarëve për mënyrën e fshehtë të testimit dhe dyshimet edhe për saktësinë e testeve.
Pas raportimit të medieve, se një laborator privat po kryen ilegalisht teste për koronavirus, policia i ka zënë derën laboratorit Avicena-ks.
Zyrtarë të Krimeve Ekonomike Regjionale së bashku me Inspektoratin Shëndetësor kanë zënë në flagrancë punonjësit e këtij laboratori derisa po kryenin teste ilegalisht, siç tregojnë burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë ata kanë hetuar për pesë orë në vendin e ngjarjes deri sa kanë gjetur prova se po kryhen teste për COVID-19 në kundërshtim me ligjin në Kosovë.
Përveç kësaj, është mësuar se me 18 korrik pronari i Laboratorit “Avicena-Ks” është̈ kapur në flagrancë nga policia e Kosovës derisa po kthehej nga Maqedonia me rezultatet e testeve për COVID-19 të cilët po i kalonte ilegalisht./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...