Opinione

Kush po e rrënon kalanë e LDK-së!

Autori: Xhevat Berisha 13:43 | 05 January 2021

LDK duhet të orientohet në bazamentet për çka është formuar e udhëhequr nga Dr.Rugova.

Tani ajo është në shpërputhje me qëndrimet që vazhdoj t’i mbajnë të “shpenzuarit” ngase ato kapercejnë interesin partiak dhe janë të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Vjosa Osmani është politikania ma e përgatitur në trojet tona, ajo ndoshta nuk është populiste si Albini por edhe ndaj tij është superiore sepse ajo ka një vizion të djathtë dhe ka një shkollim tejet bashkëkohor..

-Advertisement-

Prandaj, ju që po e shani Vjosën, shikojeni pak kaçikun tuaj deri ku ju mrrin, sepse ndoshta dilni nga pragu i shtëpisë, por përtej dyerve të oborrit me këso qoroditje nuk dilni.!

Për fat te keq, ne ende kemi problemin e madhë me logjiken komuniste t’menduarit e të vepruarit nga kreu i partisë Isa Mustafa, që janë në ballë të partisë duhet t’mos harrojnë karakteristika themelore e liderit historik, Dr.Ibrahim Rugova, nuk ishte gjuha e vrazhdë, si e Isa Mustafës që e përdorë kundër Zonjës Osmani.!

Bile edhe kur Rexhep Qosja me Demaqin e shanin me fjalorin më të pistë rrugaqësh; Rugova përgjigjej me urtësinë e tij të jashtëzakonshme..

Pra mungesa e konsideratës dhe përjashtimi nga partia e Gruas ma të popullarizuar në Kosovë vetëm pse ajo nuk është pajtuar me qendrimet qyqare të kerut të LDK-së, është arrogancë dhe rreshtim pas të keqës e cila LDK-së e dergon drejtë Podujevës.

Prandai reflektoni nese dëshirojmë ta ruajmë KALANË që quhet LDK-së nuk është marre me pranu gabimin, bile është gjest tejet fisnik.!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera