Fokus

Kush po e djegë tokën e bukës në Kosovë?

Autori: Anita Krasniqi 16:24 | 11 March 2019

Klina, Malisheva, Ferizaj e shumë komuna tjera në Kosovë ditëve të fundit janë përfshirë nga flakët.

Me qëllim të pastrimit të arave, qytetarët po shkaktojnë telashe të mëdha në vend duke ua vënë flakën mbeturinave, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo formë, sipas ekspertëve të bujqësisë është e dëmshme për tokat bujqësore.

-Advertisement-

Imer Rusinovci, eksperti i Bujqësisë, për gazetën inFokus ka thënë se djegia e arave është shkatërruese për masën organike.

Sipas tij, disavantazhet e këtij veprimi janë të shumta me ç’rast shkatërrohen mikroorganizmat në tokë dhe nuk zhvillohet asnjë aktivitet biologjik.

“Djegia a e mbetjeve organike si të grurit, thelbit, tërshërës, mistrit çfarëdo lloj djegie mbi sipërfaqen e tokës  është shkatërruese, po ashtu edhe asimiluese ku përveq këtij fakti e djeg masën organike në tokë. Qyetatrët me këtë veprim shkatrrojnë mikroflorën dhe mikrofaunën i djegim mikroorganizmat do me thënë”, ka thënë Rusinovci.

Vetëm në dhjetë ditshin e parë të marsit në Ferizaj janë shënuar hiq më pak se 100 raste të zjarrvënies.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Ferizaj , Arben Halili, në një konferencë për media.

Por kjo nuk është komuna e vetme që është prekur nga kjo dukuri.

Gjatë ditës së diele tri fshatra janë përfshirë nga flakët e zjarrit, shkruan Gazeta inFokus.

E për këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person që dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të zjarrvënies.

“Dje në Suharekë, pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar (V. M.), i cili dyshohet se në fshatin Semetishtë të Suharekës në vendin e quajtur Rezinat ka kryer veprën penale ‘zjarrvënie’.Me vendim të prokurorit të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), për gazetën inFokus ka thënë se këto zjarre po shkaktohen edhe nga moti i thatë dhe pa të reshura.

“Në këtë periudhë kohore kmi zjarrë më shumë se viteve të kaluara, gjendja vërtet është alarmante. Këtyre zjarreve po i kontribon edhe moti i thatë dhe të pa reshura.

Gjithashtu një ndër shkaqet kryesore që po ndodhin këto zjarr, janë zjarrëvëniet e qëllimshme që po ndodhin në fusha bujqësore nga njerëz të papërgjegjshëm duke bërë që të përhapen edhe në pyje”, ka thënë Ahmeti.

Vetëm gjatë ditës së diele  janë shënuar gjashtë raste të zjarrit.

Policia thotë se bazuar në atë se disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal nga kontrolli duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të maleve, fushave dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera duke kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera