Lajme

Kush përfaqëson PDK-në në Drenas? — Debat i nxehtë në mes të Lladrovcit dhe Ajazit

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 01 October 2021

Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin dhe Ramiz Lladrovci nga PDK, në emisionin Frontal në T7, kanë zhvilluar një debat të ashpër duke tentuar të paraqiten si kandidatë të PDK-së në Drenas.

Ajazi është përkrahur fillimisht nga Dega e PDK-së në Drenas, por kryesia e PDK-së vendosi që ta kandidojë Lladrovcin. Rrjedhimisht, Ajazi po kandidon nga Demokratët për Drenasin.

Ajazi tha se struktura e PDK-së është rreshtuar pas tij, madje tha se ADN-ja e PDK-së është me të.

-Advertisement-

“Struktura e PDK-së është rreshtuar pas meje. Lladrovci nën logo, ndërsa unë në shpirtin e saj – unë, pra ADN-në e PDK-së unë”, është shprehur Ajazi.

Lladrovci tha se për shkak të akuzës nga Ajazi si uzurpator, ka vendosur t’ia lejojë Ajazit zyrat e PDK-së në Drenas, e në fakt nuk ishte i gatshëm të përgjigjet nëse përfaqëson PDK-në.

“z. Ajazi më ka quajtur mua uzurpator. Nëse do të isha i tillë, do t’i kryeja aktivitetet e mia në zyrat e PDK-së. Ato zyra ia kam lënë Ajazit për t’i treguar që s’i kam uzurpuar ato”, ka thënë Lladrovci.

“A jam PDK-së a s’jam, e thotë elektorati i Drenasit”, shtoi Lladrovci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera