Lajme

Kush mund të përfitoj nga liberalizimi i vizave

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 13 September 2018

Të enjten gjatë ditës pritet të votohet rekomandimi për liberalizimin e vizave për Kosoven nga Parlamenti Evropian.

Liberalizimi i vizave nenkupton lëvizjen e lirë në zonën shengen, udhetimin për vetëm tre muaj gjatë një viti, raporton gazeta inFokus.

Nëse arrihet liberalizimi i vizave, nga ky votim pro përfitojnë të gjithë qytetaret e Kosovës të cilët janë të pajisur më pasaporta biometrike. Rekomandohet që qytetaret gjatë udhetimit në këtë zonë të kenë me vete dokumente të cilat e deshmojne gjendjen e tyre financiare, arsyet e vizitës si dhe sigurimin shëndetësor.

-Advertisement-

Më anë të liberalizimit të vizave nuk nënkuptohet që në vendet e BE-së mund të udhëtohet për të kërkuar punë por lejohet vetëm vizita 90 ditore.

Liberalizimi i vizave hap rrugë poashtu edhe për të gjithë ata që kanë synime të vazhdojnë studimet edhe jashtë vendit,ku behët aplikimi vetëm në ambasaden e shtetit përkates, në të cilin dëshirojnë të studiojnë, shkruan gazeta inFokus.

Por në anën tjetër në rast të shkeljeve të bëra nga banoret e vendit atëherë shqiptohen gjoba që përfshijnë 3 deri 5 vite ndalim udhetimi për në zonen shengen. Rasti edhe me ekstrem është edhe suspendimi i vizave nga ana e BE-së për shtetin përkatës, nëse vrehet se brenda atij vendi po behen shkelje të mëdha.\GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera