Lajme

Kush mori më së shumti mëditje nga Qeveria?

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 11 December 2019

Instituti GAP ka bërë publikimin mbi mëditjet e zyrtarëve publikë.

Në tryezën e mbajtur për këtë temë u tha se shpenzimet e vitit 2018 vetëm për mëditjet janë llogaritur në 147 milionë euro. Ka raste edhe që nuk i nuk i kthejnë avanset e pashfrytëzuara.

“Kemi persona që përfitojnë nga meditjet por ndërkohë nuk janë punonjës te institucioneve publike. Ka raste që mëditjet janë përdorur për shkollim”.

-Advertisement-

“Anketa është zhvilluar me 11 sekretarë të ministrive, ku 10 prej tyre nuk janë përgjigjur fare. Po ashtu janë anketuar edhe 596 shërbyes civilë”.

Aty u bë e ditur se ka ministri që eventet i mbajnë jashtë vendit dhe japin mëditje.

“Kosova i ka kufijtë më të ulët të meditjeve në Ballkan dhe  të anketuarit thonë që ato nuk u mjaftojnë”.

“Ministria e Tregtisë është ajo e cila ka bërë më së shumti mëditje, pastaj ajo e Integrimeve dhe më pas ajo e Mjedisit”, u tha në tryezën e organizuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera