Lajme

Kush konstituohet së pari, presidenti apo qeveria?

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 20 February 2021

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka treguar renditjen e konstituimit të institucioneve.

Sipas tij gjithçka nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin e pastaj vjen Qeveria.

“Bazuar në karakterin e Kushtetutës sonë, renditja e organeve kushtetuese nis me Kuvendin, vazhdon me presidentin dhe kalohet në ekzekutiv”, tha Hasani në Klan Kosova.

-Advertisement-

Kosova momentalisht ka një presidente ushtruese të detyrës dhe një kryeministër që është në detyrë. Nuk ka Kuvend.

Votimet e 14 shkurtit kanë prodhuar rezultatin zgjedhor, duke e vendosur Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 56 deputetë të fituar – pa votat me kusht, të diasporës dhe të personave me aftësi të kufizuara.

VV të nominuar për presidente e ka Vjosa Osmanin dhe për kryeministër Albin Kurtin i cili nuk është certifikuar për këto zgjedhje nga Komisioni Qendror Zgjedhor për shkak të një verdikti të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit të kaluar.

Për t’u votuar presidenti në sallë duhet të ketë korum 80 deputetë, ndërsa për kryeministrin 61.

Nga subjektet tjera politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mandatuar, Ramush Haradinaj për postin e të parit të shtetit. Do të kenë nëntë deputetë në Kuvend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera