Kush janë zyrtarët e lartë që dolën për ta votuar Kurtin
Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 21 January 2018
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë votuar sot për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të partisë. Ish-udhëheqësi i partisë, Albin Kurti, ishte i vetmi kandidat për ta drejtuar partinë gjatë viteve të ardhshme. Në fletëvotim ishin opsionet “për”, “kundër” dhe “abstenoj”.
Në procesin e votimit nuk janë parë të kenë marrë pjesë disa prej të pakënaqurve me zhvillimet e fundit brenda VV’së.
Por, përkrahësit e Albin Kurtit kanë njoftuar se e kanë kryer obligimin, duke votuar për liderin e ardhshëm trevjeçar të Partisë.
Ata kKanë bërë thirrje të dalin edhe të dorëhequrit nga postet në parti, me në krye ish-Kryetarin Visar Ymeri. Por, thirrjen edhe të Kurtit nuk e kanë dëgjuar të dorëhequrit.
Asnjëri prej tyre nuk ka dalë të votojë – as Dardan Molliqaj, as Dardan Sejdiu, as Dukagjin Gorani, as Driton Çaushi, as Shqipe Pantina, as Aida Dërguti, as Shkodran Hoti, e as Zgjim Hyseni.
E, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkuar për të votuar për kryetar të Vetëvendosjes, në një përpjekje për t’u paraqitur si neutral.
Deri më sot ai është munduar të mos identifikohet as me krahun e Albin Kurtit, as me atë të Dardan Molliqajt – ndonëse ka thënë se nuk e përkrah platformën e Kurtit për kryetar.
Nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Vetëvendosje ka treguar se kush ishin zyrtarët e lartë që dolën për ta votuar Kurtin.
“Parimi një anëtar – një votë, mblodhi sot anëtarësinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke votuar në zgjedhjet e brendshme për organizatën e saj në secilin qytet, lagje e fshat e kudo aty ku Lëvizja ka shtrirjen e saj. Interesimi i madh për këtë proces demokratik tregon për një organizatë të gjerë dhe strukturë aktive”, thuhet në postimin e shoqëruar me fotografi gjatë votimit.
Aty shihen duke votuar edhe Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, dhe Rexhep Selimi.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...