Shëndetësi

Kush janë më të rrezikuar nga gripi: burrat apo gratë?

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 15 December 2017

Me temperaturat e ulëta që po vijnë, bashkë me to po vjen edhe gripi me simptomat e veta të mërzitshme.

Por, doktorët dhe gratë për një kohë të gjatë kanë vërejtur se meshkujt qahen më shumë kur sëmuren nga gripi, transmeton Telegrafi.

Fenomeni ka marrë edhe një emër për këtë: “gripi i meshkujve”.

-Advertisement-

Por, është e vërtet se meshkujt vetëm qahen kur iu bie gripi?

Në fakt jo, sepse një analizë e re nga Kanada tregon se sëmundjet respiratore i prekin më shumë meshkujt sesa gratë.

Sipas studimit, ka shumë ndryshime fiziologjike mes meshkujve dhe grave, prandaj është normale që dy gjinitë të reagojnë ndryshe ndaj të ftohtit, gripit dhe viruseve.

Rezultatet e studimit kanë treguar se meshkujt kanë sistem më të dobët të imunitetit sesa gratë, e veçanërisht kur është fjala për infeksionet e zakonshme virale.

Pra, meshkujt janë më të prirë të sëmuren gjatë dimrit, kanë simptoma më të rënda, iu zgjasin më shumë simptomat, dhe meshkujt janë më të prirë të trajtohen në spital dhe të vdesin nga gripi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera