Kush janë mercenarët rusë që po “trembin” Evropën?
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 19 December 2021
Grupi “Wagner” është një organizatë mercenare ruse që vepron në Afrikën Qendrore dhe në vende të tjera përreth.
Bashkimi Evropian javën e kaluar ka vendosur sanksione ndaj Grupit Wagner, për shkelje të të drejtave të njeriut.
Një nga sanksionet është se BE nuk do të trajnojë më ushtarë të qeverisë së Afrikës Qendrore për shkak të lidhjeve të tyre grupin mercenarë rusë.
Pse vepron grupi “Wagner” në Afrikëm Qendrore?
“Mercenarët janë atje për të mbështetur Presidentin Faustin-Archange Touadera në luftën kundër rebelëve, të cilët ende kontrollojnë shumë pjesë të vendit pavarësisht përparimeve të fundit të qeverisë. Vendi është përfshirë nga trazirat civile që kur presidenti François Bozizé u përmbys në 2013-ën. Touadera, në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2016, kishte luftuar për të mposhtur forcat rebele pavarësisht pranisë së trupave franceze dhe një force të OKB-së. Qeveria e Republikës së Afrikës Qendrore beson se mercenarët rusë kanë pasur më shumë sukses”, shkruan BBC.
“Wagner” besohet se ka filluar të punojë në këtë shtet në vitin 2017, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një mision stërvitor rus atje dhe hoqi embargon e armëve të vendosura në vitin 2013.
Në tetor të vitit 2017, Presidenti Touadera udhëtoi në Rusi për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh sigurie me qeverinë ruse.
Pakti përfshinte një kërkesë për mbështetje ushtarake, në këmbim të aksesit në depozitat e konsiderueshme të diamanteve, arit dhe uraniumit të Republikës së Afrikës Qendrore. OKB-ja kishte rënë dakord vetëm për vendosjen e 175 trainerëve rusë për ushtrinë lokale.
Pse vendosi Bashkimi Evropian të ndëmarrë sanksione ndaj këtij grupi?
Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali tha për BBC se Brukseli ishte gjithnjë e më i alarmuar nga aktivitetet e Grupit Wagner.
Përveç çështjeve në Afrikën Qendrore, Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka akuzuar Wagnerin për kryerjen e krimeve të luftës në Libi.
Një hetim i transmetuesit britanik BBC zbuloi se operativët e Wagner kishin vrarë civilë dhe të burgosur në Libi dhe kishin vendosur eksplozivë.
“Statusi i tyre ligjor është i paqartë, siç janë mënyrat e tyre të funksionimit dhe objektivat,” tha Massrali.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...