Lajme

Kush janë gjenitë e testit PISA që po turpëron kosovarët

Autori: Halil Berisha 10:21 | 03 December 2019

Kosova, po vazhdon të shfaq gjendjen e mjerueshme të arsimit që e ka brenda edhe ndërkombëtarisht.

Kjo përmes testit të PISA-s, i cili ashtu sikur në vitin 2015 edhe tash Kosovën po e vendos më lartë vetëm se dy shtete, shkruan gazeta inFokus.

Kjo edhe larg mesatares së vendosur si në Matematike, Lexim e Shkencë.

-Advertisement-

Kështu, në lexim Kosova ka 353 pikë, matematikë – 366 e shkencë – 365, derisa mesatarja është për lexim 487, për matematikë – 489 e për shkencë – 489.

Tani është e qartë që sistemi arsimor në Kosovë është prej më të dobëtave në botë, por kush janë gjenitë që janë të parët në këtë test, shkruan gazeta inFokus.

Në rezultatet që ka siguruar Gazeta inFokus, shihet se Kinezët janë të parët larg tjerëve si në lexim, ashtu edhe në matematikë e shkencë.

Në vendin e parë janë 4 qytete e regjione të Kinëz të cilët në lexim kanë 555 pikë, matematikë 591 e shkencë 590.

Në vendin e dytë pak më dobët është Singapori i pasuar nga Macao e Kinës e Hong Kongu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera