Kush janë dy shqiptarë në Washington…që e “Çakorduan” propogandën e Beogradit
Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 28 September 2021
Yll Bajraktari Drejtori Ekzekutiv : Komisioni i Sigurisë Kombëtare për Inteligjencën Artificiale (NSCAI)
Kur e prezantuan si shqiptar, në Washington, ata tronditën ish-shefin serb të dipllomacisë Ivica Daçiq…
Isha pak i befasuar, tha Ivica Daçiç, ish- ministri i jashtëm i Serbisë, teksa do të komentonte shkurtimisht mbi situatën e 2 Dhjetor 2017, në Uashington, përpara takimit me Gjeneralin Herbert McMaster, ish këshilltari i sigurimit kombëtar të Presidentit të SHBA Donald Trump.
”U takova në Washington me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA, Herbert Raymond McMaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”, tha Daçiq.
Pak çaste para fillimit të takimit, në Washington katër vjet të kaluara, atij(Daçiçit) i është afruar një zyrtar 40 vjeçar, do të shkruanin gazetarët që ndodqën takimin, i cili ishte qartësisht një bashkëpunëtor konfidencial i McMaster, dhe i zgjati dorën dhe u prezantua: “Përshëndetje, unë jam nga Kosova dhe quhem Ylli Bajraktari “.
Ndërsa, Daçiç, u tha se u përpoq të merrte vesh nga bashkëpunëtorët e tij se kush ishte shqiptari misterioz i ulur pranë këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, që ishte në krye të zyrtarve të lart të Washingtonit, në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku morën pjesë ai Shqipërisë, BiH, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ky ishte një takim i organizuar nga Washingtoni, për të diskutuar se si Shtetet e Bashkuara dhe Ballkani Perëndimor mund të thellojnë dhe zgjerojnë përpjekjet e koordinuara për të promovuar paqen, prosperitetin dhe sundimin e ligjit në të gjithë rajonin, duke përfshirë trajtimin e sfidave të tilla si korrupsioni ose krimi i organizuar.
Kur u kthye në Beograd, Ivica Daçiç u tha gazetarëve për ngjarjen nga Uashingtoni, me një grahmë të hidhur: “Tani është e qartë pse Amerika po ndjek një politikë të tillë.”
Mediat në Beograd, thane se ky ishte një aludim se si dy burrat “misteriozë” qëndrojnin pas vendimit të Trump për të mos ndryshuar politikën aktuale amerikane në Ballkan, e lëre më tërheqjen e njohjes së Kosovës, të cilën ata shpresonin në Serbi.
Aludimi i referohej vëllezërve Ylber dhe Ylli Bajraktari, ish-refugjatë të Kosovës, të cilët, ashtu si në skenarin e filmit Hollywood, u ngjitën në pozicione jashtëzakonisht të larta në strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.
Historia e tyre filloi në 1999, kur NATO dhe SHBA bombarduan Serbinë, për shkak të spastrimit etnik të kryer nga trupat e Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.
Midis mijëra refugjatëve në Maqedoni ishte Ylber Bajraktari, i cili athere thuhet se po punonte si komentues për stacionin televiziv amerikan ABC në atë kohë.
Disa muaj pas kapitullimit serb, në Kosovë, Bajraktari mori një vizë amerikane për refugjat dhe arriti në Uashington, ku banoi dhe punojë për muaj me gazetarë të ABC-së me të cilët punoi në Kosovë.
“Unë nuk doja të isha një refugjat sepse unë jam një njeri i punës dhe kjo është arsyeja pse Amerika më përshtatet, ku ne punojmë shumë më tepër sesa në Evropë. Por së pari duhej të mbaroja kolegjin, aplikova në Princeton dhe e kalova testin, ”tha ai në një intervistë në 2008 me Zërin e Amerikës, një nga paraqitjet e pakta publike.
Kështu filloi karriera e Ylber Bajraktari, i cili u diplomua në Princeton, mori një punë në administratën amerikane dhe në vitin 2008, ai punoi në Irak me ish-drejtorin e CIA-s David Patreus, deri sa u bë edhe drejtor i lartë i politikës në Këshillin e Sigurimit Kombëtar të SHBA.
Ndërkohë, vëllai i madh i Yllit arriti në Shtetet e Bashkuara, duke diplomuar në Shkollën e Qeverisë Kennedy të Harvardit, më pas u bashkua me komunitetin e inteligjencës, ku ai ishte përgjegjës për politikën ndaj Afganistanit dhe Indisë, dhe më pas u bë anëtar i ekipit këshillues të Gjeneral Martin Dempsey nga Shtabi i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, vëllezërit Bajraktari u bënë shtetas të SHBA në 2004
Gjatë një turneu të fundit të ish Zëvendës Presidentit të SHBA,-së Mike Pence në Ballkan,(2019) ai u shoqërua nga vëllezërit Bajraktari, të cilët, sipas raporteve të medias, morën pjesë në takimin Pence me ish Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
Në fakt, përsëri në vitin 2016, vëllezërit Bajraktari u përshkruan në disa media si një dyshe jashtëzakonisht me ndikim gjatë qeverisjes së Obamës. Kështu që Carl Woog, i cili ishte një këshilltar i lartë i sigurisë kombëtare në administratën e Obamës, tha se ai “nuk kishte dëgjuar kurrë që dy vëllezër të kishin një ndikim të tillë në prapaskenë në Pentagon, si ata të dy”.
Ylli Bajraktari është thënë se rregullisht shoqëronte Ministrin e Mbrojtjes Ashton Carter në udhëtimet e huaja dhe merrte pjesë në takime zyrtare.
Ylli Bajraktari ishte në krye të operacioneve të politikës së jashtme të udhëhequr nga Pentagoni në Iran dhe Irak dhe ishte i përfshirë në hartimin e një marrëveshjeje bërthamore me autoritetet në Teheran.
Në një deklaratë për Medium.com, ai kishte thënë se “puna e tij është të realizojë vizionet e bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm të Obamës”.
Të tjera
-
KQZ miratoi listën e qendrave të votimit në veri , Ahmetaj: Janë 23 lokacione në të cilat do të organizohet procesi i votimit më 21 prill
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimi...
-
Ambasada e ShBA-së në Kosovë i publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka publikuar numrat ku viktim...
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...