Fokus

Kush janë dy serbët që do ta këshillojnë Albin Kurtin?

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 02 April 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar dy serbë si këshilltarë të tij.

Fjala është për Nenad Rashiq, si këshilltar politik dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, Aleksandar Stankoviq, është emëruar në postin e këshilltarit politik të kryeministrit në detyrë.

-Advertisement-

Por, kush janë këta dy serbë që do ta këshillojnë Albin Kurtin?

Nenad Rashiq është kryetar i Partisë Demokratike Progresive e që në zgjedhjet e fundit kandidoj në koalicionin Sloboda, duke u bërë kandidati i parë serb për kryeministër të Kosovës.

Rashiq, para kësaj ishte edhe deputet në Kuvendin e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë karrierës së tij politike, Rashiq dy herë ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq njihet si kundërshtues i madh i Listes Serbe dhe si politikan serb i cili hapur njeh pavarësinë e Kosovës.

Rashiq, në një intervistë për gazetën inFokus, pasi kishte shpallur kandidaturën për kryeminsitër të Kosovës, ka treguar edhe për presionin e madh, por edhe kërcënimet që vijnë nga Lista Serbe ndaj tij, por edhe se si sa herë që shkon në Serbi, merret në intervistim nga Shërbimi Sekret Serb.

Intervistë: Nenad Rasic Kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni “SLOBODA”

Intervistë: Nenad Rasic
Kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni “SLOBODA”

Posted by Gazeta Infokus on Friday, 27 September 2019

 

Rashiq, ka kryer edhe shkollë për politika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, për këshilltarin tjetër, Stankoviq, ende nuk ka shumë informacion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera