Kush janë borxhlinjtë më të mëdhenj në Gjilan?
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 12 October 2018
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, duke folur rreth ndryshimeve mbi ligjin mbi tatimin në pronë, tha se qytetarët e Gjilanit janë të rregullt, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pagesave të taksave komunale, por operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj dhe ata duhet të përgatiten edhe për masat shtrënguese pasi, siç tha, janë të detyruar t`i ndërmarrim si komunë.
“Nuk lejojmë presione e as kushtëzime sepse shtetin askush nuk mundet ta pengojë. Operatorët ekonomik janë borxhlinjtë më të mëdhenj e jo qytetarët. Nuk jam ithtar i masave shtrënguese, por ne duhet të ndërhyjmë dhe funksionojmë si shtet.Qytetarët mos të kenë frikë sepse ata janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Ata kanë treguar korrektësi dhe i kanë kryer të gjitha obligimet e parapara me ligj. Kemi të bëjmë me masa popullore shtoj kreu i komunës”, ka thënë Haziri në një debat të organizuar nga klubi i gazetarëve “Beqir Musliu”.
Zijadin Maliqi, drejtor për Financa, tha se ndryshimet në tatimin në pronë e obligojnë qytetarin që të jetë më i kujdesshëm.
“Të jemi të qartë, ligjin e ka bërë Qeveria, e jo komuna dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë këtë dhe çdo ligj tjetër. Ndryshimet e bëra janë afatet e pagesës së tatimit në pronë, më herët ishte 31 qershor pjesa e parë dhe 31 dhjetori pjesa e dytë, kurse tani 30 prilli pjesa e parë dhe 30 shtatori pjesa e dytë. Ndryshimi tjetër janë kamatat dhe ndëshkimet. Ligji i vjetër ishte 1% kamata kurse tani është zvogëluar në 0.56% kamatë mujore. Ndryshimi tjetër është tatimi i përshkallëzuar që fillon së zbatuari në vitin 2019, tatimohen tokat e papunuara. Ankesat kanë qenë deri më 30 prill tani janë më 30 mars. Me ligjin e ri parashihet obligimi përmes përmbaruesve. Vërejtjet e fundit kanë dhënë efekt sepse është dyfishuar shuma e inkasuar. Nuk do ua mbyllim derën qytetarëve, përkundrazi do të arrijmë edhe marrëveshje dhe do të kemi bashkëpunim të dyanshëm”, ka sqaruar Maliqi.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































