Lajme

Kush ishte stërgjyshi i gruas që Kryeministri ia ndali fjalimin

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 10 June 2018

Gruaja që u largua nga foltorja në eventin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit nga Kryeministri Haradinaj, është mbesa e Mehmet Pashë Derallës.

Këtë e pohoj edhe vet ajo në fjalimin që po mbante në kohë kur u largua me forcë nga Haradinaj.

Ajo ishte duke thënë se kishte fatin që ishte pasardhësja e vetme nga bijtë e Derallës.

-Advertisement-

Deralla ose i njohur si “Kalkandeleni”, ishte shqiptari nga Tetova që u regjistrua në memorien historike si personi që kontribuojë në shumë lufta shqiptare.

Po ashtu ai ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, e po ashtu edhe Ministri i Luftës në Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë.

Ai kishte rol kyç në organizimin e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të viteve 1910, 1911 dhe 1912.

Gjenerali Dëralla ishte po ashtu një nga protagonistët kryesorë të qëndresës shekullore përballë sulmeve serbo-malazeze, të cilat synonin pushtimin e Shqipërisë veriore. Nën komandën e tij, luftëtarët shqiptarë i gozhduan forcat serbe në hapësirën ndërmjet Drinit të Bardhë e Drinit të Zi.

Ndryshe, mbesa e Derallës me fjalim të ngjashëm ka dal edhe në një event tjetër në Tiranë.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, derisa po u këndonte kënga “Xhamadani vija-vija”, ajo kishte thënë fjalët e njëjta të cilat iu ndërprenë në eventin e kësaj të diele.

Ndërkaq në të njëjtin event të organizuar për 135 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, mbesës së Derallës iu dha fjala, ku dhe ka thënë të njëjtat fjalë që nisi t’i thotë në këtë të diele.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera