Kush ishte Prefekti i parë i Prishtinës?
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 15 October 2021
Studiuesi Bajram Mjeku, kohë më parë, në profilin e tij në Facebook, ka paraqitur një portret interesant për Prefektin e parë të Prishtinës, Xhemal Beg Prishtina, dhe të arriturat e tij. Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Në vitin 1941, Prefekturën e kryeqytetit të Kosovës e drejtonte Hysen Prishtina, djali i fisnikut shqiptar, Xhemal Beg Prishtina.
Hysen Prishtina u lind më 16 mars të vitit 1916 në Prishtinë. Ai në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar mbaroi studimet në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Romës.
Hysen Prishtina u emërua prefekt i Prishtinës kur ishte 25 vjeç. Gjatë kohës sa ishte prefekt, punoi që Prishtinës orientale t’i jipte pamje oksidentale.
Gjatë katër viteve të qeverisjes së tij, arsimi fillor dhe ai i mesëm në Prishtinë u avancuan vrullshëm. Në vitin 1941 u hapën shkolla fillore. U hap edhe Liceu Sami Frashëri në Prishtinë. Në këtë kohë u hap edhe një fabrikë për prodhimin e sixhadeve.
Po këtë vit Hysen Prishtina lëshoi dekret, përmes së cilit kërkoi që institucionet shtetërore dhe secili dyqan në Prishtinë të vendoste flamurin kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë.
Në këtë kohë trazirash, veç angazhimit të mrekullueshëm si prefekt, Hysen Prishtina i mori në mbrojtje të administratës së tij të gjitha familjet hebreje që jetonin në Prishtinë…
Deri në fund të vitit 1944, komunistët pushkatuan dhe futën në burgje shumë fisnikë të Prishtinës. Më fisnikët ishin Shyqri Beg Ramadani, Haxhi Hysë Daka, Mustafë Haxhi Agushi, Malush e Hamdi Kosova, Xhemal e Sylejman Beg Prishtina, pastaj familjet Staka, Domaniku, Efendiu, Vala, Henci, Batalli…
Pas fitores së kampit komunist, Hysen Prishtina migroi së pari në Itali, pastaj në Turqi e Belgjikë. Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Toronto të Kanadasë. Ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare më 14 qershor të vitit 1991”, shkruante Mjeku.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...