Lajme

Kush ishte kumanovari që takohej me sekretaren amerikane Medlin Olbrajt gjatë luftës së Kosovës! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 25 December 2017

Kjo foto me Madeleine Olbright, Sekretare e Shtetit Amerikan daton nga viti200, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë. Në të gjendet edhe shqiptaro-amerikani nga Kumanova, Ajaz Emini.Ai dhjetë vite ka heshtur, sepse ka qenë i obliguar në bazë.

Kjo foto me Madeleine Olbright, Sekretare e Shtetit Amerikan daton nga viti200, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë. Në të gjendet edhe shqiptaro-amerikani nga Kumanova, Ajaz Emini.

-Advertisement-

Ai dhjetë vite ka heshtur, sepse ka qenë i obliguar në bazë të marrëveshjes që ka pasur me forcat amerikane të NATO-s, që çliruan Kosovën. Pas dhjetë viteve, Ajaz Emini nga fshati Llojan i Kumanovës, ka pranuar të flasë për herë të parë në Lajm.Tv lidhur me detyrën dhe rolin që ka pasur si pjesëtar i forcave amerikane.

Si student i gazetarisë, ka qenë i detyruar të ndërpresë studimet në fakultetin e Prishtinës vitin 1979 dhe të largohet në SHBA, për shkak të përndjekjes nga pushteti serb. Në vitin 1998 vendos t’i bashkohet formacionit ushtarak shqiptaro-amerikan “Atlantiku, që t’i bashkëngjitet UÇK-së. në të njëjtën kohë ai merr ofertë nga ushtria amerikane dhe e pranon, pasi vlerëson se aty mund të japë kontribut më të madh

“UÇK përmes informonte gjeneralin shqiptar Kudusi Lame për pozitat e forcave serbe në Kosovë, duke ia dërguar koordinatat për vendndodhjen e tyre. Më pas unë i përktheja ato të dhëna dhe i dërgoja në selinë e NATO-s në Bruksel. Prej Brukseli urdhri shkonte në Aviano prej ku niseshin aeroplanët e NATOs dhe bombardonin forcat serbe”, rrëfen Emini në intervistën ekskluzive për Lajm.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera