Kush ishte ambasadori italian i vrarë sot në Kongo, mesazhi i Di Maios
Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 22 February 2021
Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio 43 vjec, ka mbetur viktimë e një atenati në qytetin Kanyamahoro ndërsa po udhëtonte me një autokolonë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së sotme, kur autokolona është sulmuar nga një grup i armatosur i cili ka tentuar të rrëmbejë personelin e OKB.
Gjatë atentatit diplomati italian ka marrë plagë të rënda e ka ndërruar jetë në spitalin e Gomas.
Së bashku me Ambasadorin italian, viktimë ka mbetur dhe një polic i Trupës së Karabinierisë Italiane.
Lajmi është zyrtarizuar dhe nga Minsitria e Jashtme Italiane.
Luca Attanasio ishte një nga diplomatët më të rinj në moshë. Pas disa eksperiencash në misionet diplomatike në Marok, Nigeri e Zvicër, prej marsit të 2017 ishte emëruar në krye të misionit diplomatik në Kongo.
I lindur në Milano dhe i diplomuar për Shkencat Ekonomike në Universitetin e Boconit, nisi karrierën e tij diplomatike në vitin 2003.
Ambasadori Luca Attanasio, ishte i martuar me një shtetse kongoleze dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio ka shprehur dhimbjen e tij për këtë ngjarje. “Dy shërbëror shteti humbën jetën në mënyrë të dhimbshme”, ka deklaruar ai, duke shtuar se “ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarje brutale, e se do punojnë deri në zbardhjen e plotë të saj.“
Të tjera
-
Hotit i vjen kundërpërgjigja nga Anamorava e Lutës për foton me Kujtim Shalën
Më 14 mars do të zgjidhet kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK...
-
Me këtë datë fillon muaji i shenjtë i Ramazanit
Edhe pak ditë javë na ndajnë nga muaji i shenjtë i Ramazanit. Bazuar në kalen...
-
Ekzekutimi i bosit të kokainës, Behar Sofisë mes Tiranës, familjarët: Doli të blinte ilaçe!
Ekzekutimi i Behar Sofisë në Tiranë tronditi kryeqytetin. Familjarët e vik...
-
Një zviceran fiton shumën rekorde në Euromillions: 228 milionë franga
Është fitimi më i madh që një zviceran ka realizuar ndonjëherë që kur është ...
-
Nga PDK’ja dhe LDK’ja tregojnë se a do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente
Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit nuk po pret...
-
Shtetet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Pasaportat janë të nevojshme nëse dëshironi të udhëtoni jashtë vendit pasi at...
-
Dhoma e Përfaqësuesve miraton pakon ndihmëse të Bidenit prej 1.9 trilion dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve në orët e hershme të së shtunës e miratoi planin e pres...
-
Zemërgjerësia e një fëmije, e ndan ushqimin edhe me kukullën
Në internet është publikuar një video që i shpërfaq më së miri zemërgjerësinë...
-
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit...
-
“E ka pru Lidhjen në 10% e na thotë mirëmbrëma”, anëtari i LDK’së i reagon ashpër Hotit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mbrëmë ka publikuar një fotografi ku s...
-
Si do të jetë moti këtë fundjavë dhe javën e ardhshme
Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë kësa...
-
Aksidenti me fatalitet në Rrugën e Kombit, i aksidentuar edhe reperi i njohur nga Kosova
Në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi sonte në Rrugën e Kombit në afërsi të Rrë...