Lajme

Kush ia bleu arkivolin presidentit Rugova?

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 19 October 2018

Sali Cacaj i cili ka qenë një nga anëtarët e këshillit që organizoi ceremoninë e varrimit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova, e ka rrëfyer të plotë të gjithë ceremoninë.

Cacaj ka treguar nëse Rugova u varros sipas ritualit fetar, ndërsa ka dhënë detaje për arkivolin në të cilin u vendos trupi i pajetë i presidentit në janar të 2006’ës.

Pas deklaratës së myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, se Presidenti Rugova është varrosur sipas ritualit fetar, dhe trupi i Rugovës është larë nga Rexhep Boja, ashtu sic e do tradita myslimane, Sali Cacaj ka dhënë një tjetër version të ceremonisë së varrimit.

-Advertisement-

Ai në emisionin Frontal ka thënë se Rugova është varrosur i veshur me rroba dhe trupin e tij nuk e ka larë asnjë hoxhë, transmeton Gazeta Express,

Cacaj ka treguar edhe për arkivolin e Rugovës të cilin thotë se ia kanë blerë vëllëzërit Gojçaj, që jetojnë në Amerikë.

Siç e përshkruan Cacaj, arkivoli me të cilin u varros Rugova ruan përjetësisht trupin .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera