Lajme

Kush i pagoi punëtorët e pallatit të rinisë

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 17 December 2018

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se punëtorët e Pallatit të Rinisë janë paguar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se është stabilizuar gjendja në Pallatin e Rinisë e cila sipas tij i ka mbi 3 milion euro borxhe, transmeton Gazeta inFokus.

-Advertisement-

 

“Fillon stabilizimi i Pallatit të Rinisë – paguhen pagat e punëtorëve. Pas përfundimit të procedurave administrative tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të Komunës. Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe”, ka shkruar Ahmeti.

 

Ai ka thënë “se të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera