Lajme

Kush i ka financuar politikanët dhe mediat shqiptare, tregon historiania Elena Kocaqi

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 23 October 2018

Historiania Elena Kocaqi ta tronditur oponionin shqiptarë me të gjeturat e saj nëpër arkiva të ndryshme.

Në një intervistë ajo ka deklaruar se Greqia ka financuar prej më shumë se 100 vitesh në politikën shqiptare.

Thekson se aktualisht fondet që vijnë nga vendet fqinje shkojnë deri në nivelin e buxhetit shqiptar.

-Advertisement-

“Greqia ka vite që financon. Unë të paktën si historiane e kam gjetur në arkiva që para 100 vjetësh që ajo financonte politikanët tanë për vendimmarrje. Financon Serbia, financon Turqia”, ka deklaruar Kocaqi, shkruan Infokus.

Madje ajo thotë se këto fonde që jepen në Shqipëri nuk janë qindra milionë dollar, por janë aq sa është buxheti i Shqipërisë.

“Gjithë ky investim ka prapavijë politike të qartë. E ka bazën te nacionalizmi ekstremist, për të krijuar perandori neo-otomane, bizantine, Perandori Stefan Dushani, etj. Ky është qëllimi. Ky problem është sensitiv sepse dëmton interesat kombëtare. Mediat krijojnë opinion publik. Ti nuk ke një publik të specializuar që di problemet e brendshme dhe të jashtme. Ata kanë program të caktuar në Athinë për ndarjen veri-jug. Për rritjen artificiale të minoritarë”, ka deklaruar Kocaqi.

Para pak ditësh u publikuan emrat e gazetarëve dhe mediumeve në Shqipëri, të cilat kanë përfituar mijëra euro nga disa fonde greke. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera