Lajme

Kush hëngri grushte e kush shpërndau shpulla, pamje që shfaqin detaje të përleshjes në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 13 July 2023

Sot në Kuvendin e Kosovës ndodhi një përleshje masive fizike. E gjithë kjo nisi pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lashtaku i hodhi ujë, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit e më pas edhe zv. Kryeministrit, Besnik Bislimi ku ky I fundit ia ktheu duke e hedhur me shishe.

Sic shihet në video pamjet të cilat i ka ngadalësuar Gazeta Infokus, këtu nisë përleshja në të cilën më pas përfshihen edhe një numër i deputetëve të PDK-së e edhe ministrat e pushtetit.

Në këto pamje shihet se ata që shpërndanë më së shumti boksa e shpulla janë dy deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu.

-Advertisement-

Mirëpo edhe ministrat e pushtetit e Z. Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi shihet se tentuan të godasin deputetët e PDK-së, por ky i fundit nuk ia doli dot.

Në pamjet më poshtë mund të shihni momentet kur Bekim Haxhiu godet Hekuran Muratin e kur Hajdar Beqa shpërndan shpulla ndaj ministrave, dhe përpjekjet e Besnik Bislimit për të goditur Bekim Haxhiun./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera