Lajme

Kush është “Zonja e Parë” e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 15 November 2021

Kristale Ivezaj-Rama është gruaja e tanimë kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ajo është themeluese e “The Balkan Artists”, i cili është një burim novator i artit me bazë në Londër, galeri pop-up dhe platformë online, e cila promovon dhe mbështet artistët nga rajoni më i gjerë i Ballkanit.

Ivezaj-Rama është gjithashtu nismëtare e “Even Walls Have Ears” – një projekt i pavarur që ndan tregimet e dorës së parë të diktaturës së Shqipërisë nga vitet 1944-1991, që lidh brezat përmes tregimit dhe artit.

-Advertisement-

Ajo ka një njohje në komunitetin shqiptar në Londër dhe ka pasur rastin të njihet nga afër edhe me artisten shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve: Arrës, Tigrit dhe Bronit.

Ata jetojnë familjarisht në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Theksojmë se Kristala e ka përkrahur vazhdimisht Përparim Ramën. Ajo është parë thuajse në çdo paraqitje të tij.

Në anën tjetër ai ka falënderuar bashkëshorten për kujdesin ndaj fëmijëve gjatë kohës sa ky ishte i zënë me fushatë.

Rama fitoren e sotme të tij e ka përmbyllur duke i dhënë një puthje në buzë, bashkëshortes. E cila u cilësua edhe si “puthje e fitores”, përcjell Insajderi.

“Puthja e fitores” – Përparim Rama i dhuron puthje bashkëshortes midis sheshit të Prishtinës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera