Lajme

Kush është ushtari të cilin e lavdëroi Edi Rama

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 27 November 2019

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së merkurë ka shprehur mirënjohjen e tij dhe lëvdatat për Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat i qëndruan pranë shtëtit shqiptar duke ndihmuar të tejkalojë sfidën e cila i solli tragjedi pas tërmetit.

E në fotografinë e postuar ku Rama e quan edhe si “Fotoja e ditës”, shihet Haki Rama ushtar i cili pushtoi të gjitha mediat, dhe zemrat e njerëzve, shkruan gazeta inFokus.

Haki Rama me shumë profesionalizëm së bashku me ushtarët e tjerë po bëjnë më të mirën në shërbim të shqiptarve të cilët përjetuan tmerrin.

-Advertisement-

Deputetja e parlamentit nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka bërë të ditur që ushtari i FSK-së, Haki Rama është vëllai i dëshmorit nga Likoci i Skënderajt, Fehmi Rama, shkruan gazeta inFokus.
Dëshmori Fehmi Rama ka rënë heroikisht me 14 prill të vitit 1999, në luftë me forcat serbe, në mbrojtje të atëdheut .

Musliu është shprehur se heroi I Kosoves Fehmi Rama nga parajsa është krenar me punën e të vëllait, Hakiut.

“Krenare me Ty shoku im Haki Rama! Krenare me gjithe djemt e vajzat e Kosovës qe pa hezitim e me profesionalizem po kryejn detyrat ne sherbim te Kombit! Gjaku nuk është uj , sot me shume se kurr jam e bindur qe vellau yt Heroi I Kosoves Fehmi Rama nga parajsa është krenar me Ty! Zoti ju ruajt e ju ndihmofte!”,ka shkruar Musli./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera