Kush është skuadra CS Fola Esch nga Luksemburgu?
Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 09 July 2018
Prishtina do të përballet me skuadrën CS Fola Esch në raundin e parë të UEL, ditën e mërkurë me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaFokus.
Kush është skuadra CS Fola Esch nga Luksemburgu?
Luksemburgu është ndër shtetet më të vogla në Evropë me 2.586 km2 dhe me 600.000 banorë e rrethuar në veriperëndim nga Belgjika, nga verilindja nga Gjermania dhe nga jugu nga Franca, shkruan GazetaFokus.
Luksemburgu është monarki parlamentare dhe pjesë e BE-s, ndërsa përbëhet nga disa popuj me shumicë të asaj vendasve luksemburgase prej 51%, pastaj nga emigrantët portugez 18% si dhe francezët me 13 e gjermanët me 10%, por edhe mbi 7% nacionalitete tjera.
Gjuhë zyrtare është luksemburgishtja, frëngjishtja dhe gjermanishtja. Kryeqyteti quhet njëjtë sikurse shteti, Luksemburg dhe është qyteti më i madh në këtë shtet me 76.000 banorë i ndjekur me qytetin e klubit me të cilin ndeshet Prishtina, Esch-sur-Alzette me 28.000 banorë.
LEXO EDHE: Bekim Isufi flet para përballjes me Malmon
Në sportin e futbollit janë pothuajse të panjohur, por viteve të fundit vërehet rritje në futbollin ekipor të këtij vendi në garat evropiane. Të renditur në vendin e 48-të me 4.375 pikë në koeficient, shteti më i vogël i Beneluksit ka katër skuadra në garat evropiane.
Kundërshtari i Prishtinës, SC Fola Esch ka arritur të sigurojë pjesëmarrjen në UEFA Evropa Ligë nëpërmjet vendit të 3-të në klasifikimin e kampionatit shtetëror nga 14 skuadra sa ka në “National Division”. Me 47 pikë, me goldallim +31, 72:41, ka qenë mbrapa kampionëve të shtetit, Dudelange me 68 pikë dhe Niedercorn me 63 pikë.
Fola Esch është skuadra e 5-të më e suksesshme me 7 tituj, por dy prej tyre ka fituar viteve të fundit si më 2013 dhe 2015 – tituj të vetëm që nuk i ka marrë kampioni i sivjetmë, Dudelange – skuadër kjo e cila nga viti 2000 i ka fituar plotë 14 tituj e ku mbetët mbrapa Jeunesse me 28, rekord të shtetit.
SC Fola Esch, para vitit 2011 kishte vetëm një pjesëmarrje në Kupë të Kupave duke u eliminuar rëndë në dy ndeshje nga Beroe e Bullgarisë 1:11.
Por, nga viti 2011/12, nuk ka marrë pjesë vetëm në edicionin 2012/13 duke regjistruar 7 pjesëmarrje, ndërsa vitin e kaluar kishte kaluar dy raunde e ku më parë kishte regjistruar tre barazime në eliminimet kundër Elfsborg e Goteborg të Suedisë si dhe Dinamos së Zagrebit. E kishte mposhtur edhe Aberdeedin skocez 1:0, por ishte eliminuar në ndeshjen kthyese.
Edicionin e kaluar arriti kulmin kur në UEL mposhti Milsamin e Moldavisë 2:1/1:1 dhe Inter Baku-n e Azerbajxhanit 4:1/0:1 ku më pas u eliminuar nga befasia e Ligës së Evropës, Ostersund 1:2/0:1.
Skuadra e SC Fola Esch vlerësohet me 2.3 milion euro nga transfermarkt. Në radhët e saj ka futbollistë me shumë përvojë dhe që kanë qenë pjesë e skuadrave të kampionateve franceze e gjermane.
SC Fola luan në stadiumin e saj prej më shumë se 3.000 vendesh “Emile Mayrisch” të shtrirë në jug të Esch-it. Fanellat e saj tradicionale janë kuq e bardhë. Kryetrajner është gjermani 34-vjeçar Thomas Klasen, ish-futbollist i Eintracht Trier, Koblenzit etj, ndërsa si kryetrajner është vetëm puna e parë duke filluar më 5 shkurt të këtij viti.
Të tjera
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...
-
Dështimi i serishëm i negociatave për dinarin, Petkoviq para QUINT-it
Pas dështimi të djeshëm të bisedimeve në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje...
-
Osmani kujton 25-vjetorin e rënies së heroit Sali Çekaj: Ndër figurat e shquara të historisë së re të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar 25-vjetorin e rënies së heroit...
-
Rritet çmimi i naftës menjëherë pas sulmit të Izraelit drejt Iranit
Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iran...
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Lëvdatat nga bashkësia ndërkombëtare që priste kryetarja e Kuvendit të Serbis...