Lajme

Kush është Shpend Maxhuni, ish-shefi i policisë që u dorëhoq nga AKI?

Autori: Halil Berisha 16:39 | 06 November 2019

Dikur ishte drejtor i Policisë së Kosovës.

Pas kësaj pozite, Shpend Maxhuni, vazhdoi karrierën në sigurinë e Kosovës, kësaj radhe në krye të institucionit me informatat më të ndjehsme në vend, Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, shkruan gazeta inFokus.

Por, nga kjo pozitë, dha dorëheqje këtë të mërkurë.

-Advertisement-

Gazeta inFokus, përmes burimeve të saj ka mësuar se Maxhuni pritet të bëhet Ambasador i Kosovës në Turqi.

Por, kush është Maxhuni, që pati pozita kaq të rëndësishme në sektorin e sigurisë së vendit?

Shpend Maxhuni, studimet universitare i ka kryer në Universitetin e Prishtinës, ndërsa ato pas-universitare në Akademinë Diplomatike në Tiranë.

Pas këtyre, ka kryer edhe studimet Master në Universitetin Globus, ndërsa është PhD Kandidat në fushën e Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tiranës, shkruan gazeta inFokus.

Gjithashtu, Shpend Maxhuni, ka vijuar programin për ndërimin e demokracisë, në Qendrën për Studime të sigurisë “George C. Marshall”, dhe programin për Lider të Shekullit 21 në këtë qendër.

Tutje, ka vijuar edh eprogramin për Menaxhimin e Mbrojtjes në kontekstin e gjerë të sigurisë, në Ministrinë e Mbrojtjes/Universitetin e Kranfill në Britaninë e Madhe

E karrierën profesionale në fushën e sigurisë, Maxhuni, e ka filluar në vitin 1999, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, nga viti 2001 deri më 20 prill të vitit 2018, kishte pozita e detyra të ndryshme komanduese, menaxheriale e udhëheqëse brenda Policisë së Kosovës, ku arriti në gradën Kolonel.

E shef policie ishte nga viti 2011 deri më 20 prill 2018.

Maxhuni, flet dhe shkruan rrjedhshëm, veç gjuhës shqipe edhe atë angleze e serbe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera