Lajme

Kush është shefi i ri i AKI-së?

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 20 April 2018

I sapozgjedhuri drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhani është i njohur për publikun si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Maxhuni është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999, e dy vite më vonë është gradua me gradën Toger.

Për disa vite ai vazhdoi punën në pozita udhëheqëse dhe menaxhuese, ku më pas u gradua me të gjitha gradat deri në gradën Kolonel, duke mbajtur pozita: Komandat Rajonal, Ndihmës Drejtor i Përgjithshëm për Operativë, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Operativë.

-Advertisement-

E në vitin 2011 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Maxhuni të premten nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është emëruar drejtor të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Deri para pak javësh këtë pozitë e ka udhëhequr, Driton Gashi. Gashi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas skandalit të dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera