Lajme

Kush është shefi i AKI që po i kërkohet dorëheqja?

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 30 March 2018

Driton Gashi është lindur në Prishtinë, më datë 30.08.1977

Me vendim të përbashkët të Presidentit Hashim Thaç idhe Kryeministrit të atëhershëm të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, më 7 shkurt 2017, Driton Gashi u emërua Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Karriera dhe specializimi i tij përqendrohen në fushën e sigurisë në institucionet e Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Gjatë viteve 2013 – 2017 ai ishte sekretar i Përgjithshëm i MPB-së, ku ka bashkëpunuar me gjashtë agjenci ekzekutive të MPB-së, si: Policia e Kosovës, Menaxhimi Emergjent, Forenzika, Inspektorati i Policisë, Qendra e Regjistrimit Civil dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Nga viti 2008 deri 2010 Gashi ka qenë këshilltar kundër trafikimit me qenie njerëzore në kuadër të UNDP-së, përkatësisht ka këshilluar Ministrin e MPB-së për politikat anti-trafikim me qenie njerëzore.

Nga viti 2005 deri 2008 ai ka  qenë zyrtar i Lartë për Siguri Publike dhe Analist Politik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, bashkë udhëheqës Grupin për Analizimin e Çështjeve të Ndjeshme (HAPG) së bashku me zyrën e ish-PSSP-së dhe G2-shit të KFOR-it, pastaj ka përgatitur analiza politike dhe të sigurisë, etj.

Driton Gashi është magjistër i Shkencave Politike dhe flet gjuhën angleze dhe atë serbo-kroate.

Gashi është i martuar dhe baba i katër fëmijëve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera