Kush është profesori shqiptar që u arrestua për terrorizëm në Malajzi?
Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 09 October 2017
Shqiptari i arrestua tre ditë më parë në Malajzi për terrorizëm quhet Klodian Zaimi dhe është nga Cërriku. Ka mbaruar studimet ne Jordani për teologji.
Zaimi në Malajzi mbante emrin fetar Ibrahim Zaimi. Sipas mediave në Shqipëri ai është dhëndri i një hoxhe të njohur në Elbasan.
Lajmin për arrestimin e tij u dha fillimisht nga mediat malajzeze. Në përgjigje të interesimit të medias, Policia Shqiptare konfirmoi të dielën arrestimin e tij por dha vetëm inicialet. Sipas policisë, 35 vjeçari shqiptar banonte dhe punon prej vitesh në Malajzi.
“Një nga 8 të arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta. Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Sakaq, referuar mediave vendase mësojmë se grupi ishte i përbërë nga 4 malajzianë, 3 filipinas dhe 1 shqiptar. Operacionet për arrestimin e tyre u bënë në 3 qytete të ndryshme të vendit.
Sipas policisë malajzeze, shtetasi shqiptar luante një rol drejtues në grupin e të arrestuarve dhe detyra e tij ishte të mbante lidhjet me Shtetin Islamik. Krahas lidhjeve me ISIS, policia thotë se grupi vepronte edhe për të bërë rekrutime për organizatën terroriste Al Kaeda.
Sipas zyrtarëve, ata kishin planifikuar sulme në tempuj, kisha dhe xhami për të shkaktuar konflikte midis grupeve të ndryshme fetare. /Opinion.al
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...