Lajme

Kush është personi që e mbyti n’grushta zviceranin (44) të cilin mediat e paraqiten si kosovar?

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 08 May 2017

Viktima  Fabrizio C. (44) nga Mendrisiotto ishte drejtor i një fabrike industriale “Stabio” dhe babai i dy fëmijëve (8 dhe 9 vjeç). Ai u vra nga nje kosovar Aleksandar D. M. (21) shtetas zviceran, një karatis amator, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve të policisë kantonale te Luganos.

(“Tessin: Un Kosovar naturalisé tue un père de famille. La presse romande préfère mentir en cachant son origine kosovare.”) është ky titulli i disa raportimeve te gazetave qe dyshohet jete me origjine serbe ne baze te emrit dhe mbeimrit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

-Advertisement-

Tragjedia ndodhi përballë diskotekës Rotonda Gordola (TI)  ku Fabricio kishte dalur pak jashtë për t’u flladitur dhe për dhezë nga një cigare me miqtë e tij, kur papritmas ky Aleksandri (21) iu afrua dhe e goditi me boksa, shkelma e karate duke lënë ne tokë të përgjakur i cili të nesërmen vdiq në spital Civico në Lugano.

Në profilin e tij në Facebook, Alexander M. 21 i cili jeton me prindërit e tij në Biasca, i pëlqen për të prezantuar veten si një macho: Brutal, muskuloz, me makina të shpejta.

“Aleksandri ishte i shoqëruar nga disa vajza. Ai ishte ndoshta i zemëruar dhe nën ndikimin e alkoolit dhe drogës i cili papritmas u nis ne drejtim të grupit dhe me grushte e shqelma e goditi Fabrizzion, në pjesën e prapme i cili është një klient i rregullt i këtij klubi nate.”

Ndërkohë, kundër Aleksandër M, i cili është në paraburgim, policia ka nisur një hetim. Aleksandri njihej si boksier amator, dukej një njeri normal. Familja ishte gjithçka për të, por kohët e fundit ka pasur probleme. Së pari, dështoi ne shkollë banikeri. Njëkohësisht ai ato dite ishte ndare nga e dashura e tij. Nodoshta te gjitha keto probleme ju kishin mbledhur atij ne koke i cili shpërthej atë natë, duke shndërruar në mbrëmje fatale, unë nuk di çfarë tjetër për t ju shpjeguar…” tha dëshmitari Valmar për mediat zvicerane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera