Lajme

Kush është Përparim Rama, kryetar i ri i Prishtinës?

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 14 November 2021

Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Në garën për të parin e kryeqytetit ai e mposhti rivalin nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia, duke ia kthyer kështu pushtetin LDK-së në Prishtinë, pas tetë vjetësh, shkruan Gazeta Infokus.

Po kush është Përparim Rama?

Ai është arkitekti dhe urbanist i njohur dhe i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

-Advertisement-

Siç pati thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përvoja e jashtëzakonshme e Ramës me punë në Londër tash e sa vjet e bën atë një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komunitetit profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim.

“I njohur për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojrave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në New York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë – Rama i Prishtinës mbanë një bagazh mbresëlënës të shenjave që i mbijetojnë kohës”, pati thënë Abdixhiku, kur e pati shpallur si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Përparim Rama, i lindur në Prishtinë, me prejardhje nga Gollaku, mbanë titullin magjistër shkence në fushën e urbanizmit e arkitekturës.

Është edhe ligjerues në univeristete të ndryshme botërore; ndër të tjerash në ‘Nottingham University School of Architecture’ e në ‘University of East London’. Është anëtar i Associacionit të Arkitektëve të Britanisë. Është i martuar me Kristale Rama dhe ka tre fëmijë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera